/ATSH-AFP/ - Një stuhi e fuqishme ka goditur pjesën veriore të Gjermanisë duke shkaktuar një të vdekur dhe 30 të plagosur.
"Një drejtues automjeti humbi jetën dje në Hamburg pas një stuhie të fuqishme që ka shkaktuar dëme të rënda në të gjithë veriun e Gjermanisë", sipas zjarrfikësve.
"Personi 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e rënies mbi automjetin e tij të një tende dhe mbetjeve të tjera. E dashura e tij shtatëzënë është plagosur gjatë këtij aksidenti dhe është dërguar në spital", njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.DPA-së.
Erërat që kalonin shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë kanë përfshirë të gjithë veriun e vendit, veçanërisht shtetet rajonale të Rhenanies në veri të Westphalies dhe Mecklemburg-Pomeranie-Occidentale.
Linja hekurudhore mes Hamburgut dhe Luebeck është bllokuar në të dyja drejtimet për shkak të rënies së pemëve si pasojë e stuhive.