/ATSH-AFP/ - Katër persona të dyshuar se i përkisnin një organizate terroriste të ekstremit të djathtë duke përgatitur atentate anti-myslimane u arrestuan sot, sipas Prokurorisë federale gjermane.
"Të dyshuarit, tre burra dhe një grua me kombësi gjermane të moshës nga 22 deri 56 vjeç, dyshohen për planifikimin e atentateve kundër personaliteteve salafiste, xhamive si dhe kundër qendrave të azilkërkuesve", sipas Prokurorisë federale që ndodhet në Karlsruhe