Gjesti human, rrobaqepsja nga Elbasani dhuron 3 mijë maska: Në këto ditë të vështira secili të kontribuojë sa të mundet

Anila Liçi  ka qepur dhe shpërndarë 3000 maska falas për disa institucione, si në spitale, policisë dhe zjarrfikses për të lehtësuar sa më shumë punën e tyre të cilët janë në frontin e parë të kësaj lufte.

Një rrobaqepse nga Elbasani ka bërë një gjest human në këto ditë emergjente që po kalon vendi ynë në luftën kundër COVID-19.

Anila Liçi, një rrobaqepëse nga Elbasani ka bërë një gjest për tu admiruar në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë si pasojë e koronavirusit.

30- vjeçarja ka qepur rreth 3000 maksa dhe i ka shpërndarë falas në disa institucione për të lehtësuar sa më shumë punën e atyre që janë në frontin e parë të kësaj lufte.

"Deri tani 2000 janë dhuruar, kam dhe 1000 gati që do i dërgoj. Maskat i kam shpërndarë në shumë institucione aty ku punonjësit duhet të jenë në punë, si policiave rrugore, në supermarkete, në spitale", tha  Anila Liçi.

Anila,  nënë e dy vajzave të vogla shprehet se duke parë që mungonin maskat i lindi ideja që t’i qepte vetë.

"Mungonin maska ose kushtojnë për këtë mendova pse mos t'i qep për t'i shpërndarë", tha Anila.

Mesazhi i saj për këdo në këto ditë të vështira është që gjithsecili nga ne të japë kontributin në këtë luftë të përbashkët me një pandemi botërore si COVID-19.

"Ato që kanë mundësi të kontribojnë sa më shumë se situata nga koronavirusi ka sjellë një kaos si për punën dhe kontributi mund të jetë nga çdo njeri i thjeshtë", u shpreh ajo.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kinezi: 03/04/2020 02:43

    katastrofe,nuk mund te prodhoje kushdo maska te pasterilizuara pasi jane te rrezikshme.kur laget nga sekrecionet maska prej rrobe e thith me shume virusin se sa kur nuk ke maske.maskat FFP2 dhe KN95 jane me 5 shtresa nder te cilat 2 shtresa jane leter e plastifikuar qe ndalon depertimin e virusit.ne Shqiperi po prodhohen dhe shiten ne mase masks rrobe.stop prodhimit dhe shitjes se maskave abuzive ne Shqiperi.Sot Trump urdheroi vendosjen e detyruar te maskave per personat qe levizin dhe shume vende te tjera po e mendojne nje strategji te tille me te cilen Kina mundi virusin.vendet europiane qe dolen me teorine se maska nuk eshte e nevojshme tani kane nunrin me te larte te te infektuarve.

    Përgjigju
    • Silvana: 04/04/2020 09:11

      Shume mire i lumte dora,keto masks mund ti perdorin per mbrojtje kushdo qe nuk eshte ne spiral drejtperdrejt ne kontakt me Te semuret ,nuk eshte e vertete qe nuk jane Te perdorshme ketu ne Kanada po inkurajojne popullin kush ka mundesi ti beje vete dhe ne se munden Te prodhojne per popullin dhe ata qe jane ne pune dhe nuk mund Te izolohen si policies,supermarketet..Eshte gabimt Te kritikosh kur nuk e di per Cfare behet fjale .Edhe nje here e falenderoj kete bashkeqytetare qe e ndjeu Te nevojshme Te beje kete xhest vetem nga desira humanitarie duhet pergezuar dhe ndihmuar te prodhoje me shume .dhe jo te kritikohet nga njerez tepainformuar !

  • meri: 02/04/2020 21:11

    BROVO.....ky eshte dallimi i njerzeve me ZEMER TE MADHE,kerkojne te ndihmojne me aq sa munden.Nuk mund te perdoren ne Pavionin e Infektivit por..,per restet e tjera mund te perdoren.Trump i'u tha Amerikanve se duhet ti bejne vet ne shtepi maskat,sepse Shteti nuk mund te siguroj maska per te gjithe.Per ju qe kritikoni e nuk kenaqeni kurr....vereni mendjen ne pune e sajoni diçka te mire ,sepse kjo e keqe nuk i zgjedh njerzit.

    Përgjigju
  • me keq se Arben Ametaj eshte Ametej: 02/04/2020 17:56

    edhe nje gje tjter...ku eshte diferenca mes kesaj qe shet material qe nuk mbron ( pasi nuk mbron dot eshte thjesht sikur ve nje gazeta tara goje...dhe atyre te skaduara te Rames. Keto nuk mbrojne...eshte njelloj te vesh ne lufte me fishek manover. ska gje thote kryeministri...se nuk plasin...thjesht nuk vrasin anen tjter dhe ana tjter vret ty. ky eshte tmeri i keti vendit drejtohet nga diletantet

    Përgjigju
  • Erik: 02/04/2020 16:37

    Bravo vajza, iu kthefshin 100 fish te mirat qe po beni. Jeni shembull qe ne keto kohe nuk qaheni si shume te tjere, por madje edhe kontribuoni me te ardhurat tuaja.

    Përgjigju
  • tulla: 02/04/2020 15:56

    Pamvaresisht shpirtit te mire...qepja ne kushte jo higjenike do te hapi telashe me ligjin zonje.

    Përgjigju
  • free: 02/04/2020 15:53

    kot me pyte ...cfare materiali perdori zonja? Mesa di jane tre shtresa iltrash per maskan N95

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë