Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë gjatë himnit të Italisë: Kënduan të gjithë në një zë me italianët (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024, ndërsa stadiumi i Dortmundit si rrallë herë ishte veshur kuqezi.

Momentet e emocionuese të tifozerisë shqiptare nga tribunat e Dortmundit, i ndjeu edhe skuadra italiane, pak para fillimit të ndeshjes.

Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë ndodhi gjatë himnit të kombëtares italiane.

Tifozët shqiptarë kënduan bashkë me tifozët italianë himnin e Italisë; një kor i vetëm u ngrit brenda stadiumit ‘Iduna Park’ në Dortmund. ‘Tifozët italianë dhe shqiptarë të bashkuar në një himn të vetëm’, shkruajnë mediet italiane.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thesi: 16/06/2024 19:26

    Normale e κanë mësuar që me Viktor Emanuelin dhe Musolinin Fashist që do t'iu bënte Shqipërinë e Madhe. Si mos këndonin himin me pipinot...

    Përgjigju
    • Kujtim: 17/06/2024 13:12

      Ne fakt e bene shqiperine e madhe

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Matura 2024/Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Nota mesatare 7! Nga 26 mijë maturantë vetëm 31 morën 10 maksimale (PDF)

Matura 2024/Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Nota mesatare 7! Nga 26 mijë maturantë vetëm 31 morën 10 maksimale (PDF)