Gjirokastër/ Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në fshatin Qesarat, ndërron jetë shoferi

Gjirokastër/ Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në fshatin Qesarat, ndërron jetë shoferi

GJIROKASTËR- Një 50-vjeçar ka humbur jetën, sipas pasojë e një aksidenti, në fshatin Qesarat, në Memaliaj. Sipas policisë mjeti i tonazhit të rëndë që drejtonte 50-vjeçari L.N në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, është përmbysur dhe ka zënë poshtë shoferin, i cili ka humbur jetën.

‘Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapja e tunelit të Llogarasë dynd pushuesit në plazhet e jugut, trafik kilometrik (VIDEO)

Hapja e tunelit të Llogarasë dynd pushuesit në plazhet e jugut, trafik kilometrik (VIDEO)