Oltion Bistri i porositi për 1.3 mln euro, kontrata u zgjidh! GJKKO i kthen kompanisë së ndërtimit 5 apartamente, parapagesa i kalon shtetit

Oltion Bistri i porositi për 1.3 mln euro, kontrata u zgjidh! GJKKO i kthen kompanisë së ndërtimit 5 apartamente, parapagesa i kalon shtetit

Oltion Bistri

Tirane- Gjykata e Posaçme i kthen 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim” që ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të  cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.

Shoqëria “Arlis” ndërtim kishte kërkuar revokimim e pjesshëm të vendimit nr 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij, për 5 prona, apartamente e dyqane.

Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga ish-shefi i Operacionales i akuzuar për shpërdorim detyre. Çështja ishte kundërshtuar në Gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. SPAK nuk kishte kundërshtime.

Por, çfarë ndodh me këto pasuri pas këtij vendimi?

Paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

Kjo e fundit pretendoi se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte ti blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.

SPAK ra në gjurmët e pronave gjatë verifikimeve në fazën hetimore ku rezultoi sipas saj se, pronat ishin si pjesë e pasurisë së drejtuesit të policisë dhe familjarëve të tij, dhe për këtë mori masën e sekuestros së 10 apartamenteve e 22 dyqaneve, 1 vile sipërfaqe trualli 200m2, një garazh dhe një automjet tip Range Rover viti 2012  me vlerë 3.1 milion euro.

Ish- shefi i policisë, Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik 2023, pas një megaoperacioni në SPAK. Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/10/2024 01:47

    apartamentet kthejani firmes,por ama sigurohuni mire qe firma nuk i ruan ne /kasaforte/ per Bistrin qe t'i rimarre kur te dale nga burgu,pra duhen vene ne shitje dhe shikoni kush do t'i bleje,se ka akoma mundesi qe ndonje i aferm a mik t'i bleje si te vetat per llogari te Bistrit e t'ja /rishese/ kur te dale nga burgu.

    Përgjigju
  • Burg: 09/10/2024 17:32

    5 vjet burg I kisha ba per kto dyqane e apartamente

    Përgjigju
  • Real: 09/10/2024 17:09

    Sa para kishte paguar Bistri kriminel dhe trafikant? Kur ishte bere revokimi i kontrate porosise? Ka bere transparence per keto transaksione gjykata dhe Spak apo meqe eshte futur sekser Armand Lilo i Fatmir Xhafes po i shpeton disa prona Bistrit? Lilo me 5 kate pa leje te Syri Tiranes dhe me ndertime miliardshe ne toka publike bashke me D. Babocin dhendrin e Xhafes ne vend te shkojne ne burg kane guximin te bejne dhe te tilla gjera. Turp

    Përgjigju
  • Vkrb: 09/10/2024 14:09

    Normale bravo gjko futjani hallexjinjve se keta bejn 1 vit burg fhe dalin te pa lagur marin prap pronat e tyre me qera simbolike ngashteti shwiperi zeza sje per tu ber donjeher

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time