Kaluan afatet e hetimit, GJKKO i shuan masën e sigurimit ish-kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilajt

Kaluan afatet e hetimit, GJKKO i shuan masën e sigurimit ish-kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilajt

Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj

Tirane- GJKKO pranoi sot kërkesën e ish-Kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, për shuarjen e masës së sigurisë që vendosur ndaj saj, pasi kanë kaluar afatet e hetimit. 

Balilaj ndodhej nën masën e sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila i ishte vendosur në mars 2024.'

Por ky vendim nuk ka vlerë pasi më 13 mars 2024 qeveria firmosi shkarkimin e Balilajt nga detyra.

"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela me vendimin Nr.466, datë 29.07.2024, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës. 2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024. 3", njoftoi GJKKO. 

Ndërkohë më 20 maj 2024  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, zëvendëses së saj, Anisa Petani, sekretarit të përgjithshëm në atë kohë, Shkëlqim Beqiraj, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të akuzuar për paracaktimin e fituesve në dy tendera dhe dërgimin e dosjes për gjykim në GJKKO.

Rajmonda Balilaj drejtoi Bashkinë e Patosit për periudhën 2011-2023 dhe më pas u promovua në pozicionin e Prefektes së Qarkut Fier, funksion nga i cili u pezullua me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në muajin mars.

Sipas SPAK, në dy raste Balilaj paracaktoi fituese kompaninë "Genti 001', me vlerë 15.3 milionë lekë, në shkelje të ligjit para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 29/07/2024 19:24

    Paste fatin e kesaj edhe Berisha! E paska harru spak me i zgjat hetimet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën