Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të Çopjave, lihet në burg Arben Lamçja! Nga vila në Lundër te hoteli në mes të Tiranës, i sekuestrohen 15 pasuri

TIRANË- Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçja, i ekstraduar disa ditë më parë (23 Gusht) nga Kosova. Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë i hetuar në dosjen "Plumbi i artë", i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja në Elbasan.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg ne mungesë. Keti Banushi, gazetarja e Report TV, tha se sipas SPAK, pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij. Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250 mijë euro dhe për eliminimin fizik të tij 500 mijë euro.

Gjithashtu Arben Lamçja akuzohet nga SPAK, se për llogari të tij, ka pastruar para që kanë pasur burim veprimtari kriminale. Lamçja është person i besuar i Franc Gegely duke menaxhuar vlerat monetare CASH, të cilat me pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme që janë regjistruar në emër të familjareve të Çopjas, i cili është pronari de facto i tyre. Nisur nga këto të dhëna, Spak ka sekuestruar  një kompleks vilash në zonën e Lundrës, një hotel e një godinë në “Rrugën e Elbasanit” që dikur ka qenë Vila Gjuta, etj.

Bëhet  fjalë për 15 pasuri që janë të regjistruara në emër të Arben Lamçjas, të bashkëshortes së tij Manjola Hysenaj, Gentian Parucës, Eduard Petallit, Dile dhe Fatmir Petallit. Sekuestrimit nuk i ka shpëtuar dhe një biznes në qendër të Tiranës, i quajtur Hotel “Domus”, i cili ndodhet pas Piramidës në kryeqytet. Fillimisht, ky biznes ishte në pronësi të Xhino Kazazit dhe Dhimitër Galloshit, por në 2020 ia shesin, Arben Lamçjajt, kundrejt një vlere prej 100 mijë lekë të vjetra. Lamçja, ka qenë një nga 33 personat për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarrest, pas operacionit “Plumbi i artë 2”, që goditi vëllezërit Çopja.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 27/08/2024 03:57

    sekuestro ketyre palacove te krimit....plumbin ballit...

    Përgjigju
  • Lamcja: 26/08/2024 16:34

    Ben betoni eshte VIP ne elbasan mo. E Ka prekur 1miliard lireta qe ne 2000. Hapi Elba beton ku ishte arjani e kapen doli ja sekuestruan ja moren edhe kisha mbi 10 vjet qe se kisha par me. Ore dakort vrases me pagese!? Nuk mund te them nje gje te tille por ka qen tip qe si ka munguar ana ekonomike edhe me duket disi cudi. Pastaj lajmet ne shqiperi JAN MUHABETE TAVOLINASH KAFEJE.Ben betoni spaksa pasuri asnje kacidhe vete fare qe paska ber pastrim leku!? Te thuash per ndonje qe ska pasur leke edhe u kap MBAs copjave. Por ky ska vuajtur asnjehere per leke edhe me sa Di un ska qen ndonjeher ushtar I askujt. Ndoshta kjo qe shkruhet eshte e vertet por duke e ditur kush eshte e veshtire per Tu besuar killer edhe pastrues parash te tjeresh. Ka qen gjithmon me ekonomi shume te mire. Cfare nuk ndodh jetojme ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?