Gjosha: Rama shkatërroi vendin, merret me komplote ndaj LSI! Goditjen më të fortë në zgjedhje PS e merr në Tiranë! Na kanë ardhur socialistë, ikjet s’prishin punë

Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili dje tha se së bashku me kreun e PD Lulzim Basha kanë pasur një plan të “çojnë” për skrap Lëvizjen Socialiste për Integrim, por e ka tradhëtuar kryedemokrati. Gjosha tha se Rama ka shkatërruar Shqipërinë pasi sipas saj në vend që të merret me qytetarët dhe problemet e tyre, thur komplote kundër LSI.

“Është fatkeqësi që kryeministri që duhet t'u shërbejë qytetarëve në këto kohë të vështirë fatkeqësi është se merret me kompoltime se çfarë duhet të bëjë me LSI, ndërkohë që e ka katandisur dhe shkatërruar vendin duke mos qeverisur, deri në këtë pikë sa janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë gjatë vitit të fundit. Qytetarët do i japin përgjigjen e merituar”, tha ajo.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Gjosha tha se goditjen më të fortë PS do ta marrë në Tiranë.

“Tirana do të jetë pikërisht ku rilindja do të marri goditjen më të fortë. Në Tiranë është përqendruar shtresa e mesme dhe më e goditur. Pikat janë shumë të forta sepse lidhja është me qytetarët ska nevojë të paguajmë sondazhe. Tirana do ta japë goditjen e merituar për rilindjen. Ne kemi një shpërndarje të kandidatëve. Kemi disa emra kruyesporë në Tiranë. Vasili, Kërpaçi, Xhixhoi jam unë Nora Malaj, Silva Caka, jemi të gjithë të shpërndarë. Lista jonë është jashtëzakonisht përfaqësuese. Kemi emra të spikatur në të gjitha qarqet. Së shpejti do kalojmë në një porces filtirimi, për të parë dhe pastërtinë e figurës. Ne shpresojmë që kjo listë të jetë fituese”, tha Gjosha.

Për largimet e fundit nga LSI Gjosha tha se ata nuk prishin punë, pasi u lirojnë vendet kandidatëve të rinj. Këtu shtoi se në LSI kanë ardhur shumë socialistë të papërfaqësuar.

“E para drejt Lsi kanë ardhur pafund socialist që sot janë të papërfaqësuar, sepse vendi qeveriset nga rilindja dhe jo nga PsS. Ne ndihemi mire kur këta solcialiste realisht afrohen dhe japin kontribut. Lëvizjet e tjera si prishin asnjë punë lsi madje u hapin vende të rinjve për të qenë kandidatë dhe do të jenë kandidatë të denjë për të përfaqësuar vendin. Kur kërkohet që listat e kandidatëve të jën të pastruara dhe me enrgji të reja le të vazhdojë Balla dhe e gjithë rilindja që të mbledhë të gjithë ata që mund të kenë probleme për të hyrë në lista”, shtoi ajo.

Damian Gjiknurit i cili tha para dy ditësh në Report TV se Lëvizja Socialist për Integrim është shumë e dobët në Vlorë, Gjosha i rekomandoi të shohë brenda PS dhe të mos merret me LSI.

“Zoti Gjiknuri bën mirë të merret me Ps  të detyrojë anëtarët e qeverisë të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari për atë që ndodh në institucione, bën mirë të mos mbledhë kartat e administratës. I tërheq vëmendjen gjinkurit ti lënë qytetarët të zgjedhin të lirë. Le të mos merret me lsi, lsi do ta tregojë datën e saj më 25 prill. Vlora ka vuajtur shumë me qeverisjen e Ramën. Vlora përfaqësohet nga luan rama, një socialist në shpirt e në bindje. Të shohë Gjinkuri is i ka punët brenda ps me rrjedhjet që po i shkaktojnë çdo ditë”, vijoi ajo.

Deri më tani LSI-së i janë larguar figura të njohura, ku dy janë nga qarku i Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie. Ndërkohë që edhe deputetja, Ediola Braha, u largua nga radhët e LSI dhe u bashkua me PS-në. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 03/02/2021 18:18

    Kjo shalegjata dymetroshe Kajda gjoshe, koka me qoshe shore e leshelis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?