Gjykata e Durrësit nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së PS-së, Basha nis 'festën'

Gjykata e Durrësit nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së PS-së, Basha nis 'festën'

TIRANE - E ka përshëndetur menjëherë vendimin e Gjykatës së Durrësit që nuk i dha mandatin kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Valbona Sakos. Për liderin demokrat Lulzim Basha, ky vendim është një shenjë shprese se ka ende gjyqtarë që zbatojnë ligjin e Kushtetutën. Në fakt, para këtij vendimi, ishte Partia Demokratike ajo që doli në një thirrje dhe apel për gjyqtarët që të mos i vërtetonin mandatin kryebashkiakëve të Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

"Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak. Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale", shkruan lideri demokrat në një reagim në facebook.

Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin kryebashkiakes Sako me argumentin se Bindja Demokratike, parti me kandidatë garues në 30 qershor, u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 17/07/2019 19:27

    O Lul gjygjtarja nuk e ka te shenjte kushtetuten por fjalen e PD

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/07/2019 17:43

    O Bashe e ke kot je bere ko.. kashte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'