Gjykata Italiane rrëzon akuzat
ndaj Arben Isufajt (Ben Qimes)

Gjykata Italiane rrëzon akuzat<br />ndaj Arben Isufajt (Ben Qimes)
ITALI - Gjykata e Torinos ka rrëzuar pjesërisht akuzat ndaj Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja duke e shpallur të pandehurin të pafajshëm për akuzën e krijimit të organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë më datë 22 Prill 2014 dhe këto ditë ka ardhur në mënyrë zyrtare edhe në vendin tonë përmes Ministrisë së Drejtësisë.
 
Prokuroria italiane akuzonte biznesmenin shqiptar Arben Isufaj për Trafik Ndërkombëtar lëndësh narkotike, neni 74 I Kodit Penal Italian, dhe Mbajtje, Kultivim dhe Shpërndarje lëndësh narkotike, neni 73 I Kodit Penal Italian. Edhe kërkesa për ekstradimin e Isufajt është bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal Italian, I cili parashikon një dënim deri   30 vjet burg. Por një muaj pas arrestimit të Isufajt, Gjykata e Torinos e rrëzoi këtë akuzë. Tashmë Arben Isufaj akuzohet vetëm për një vepër penale që parashikon dënim deri në 6 vjet heqje lirie.
 
Rrëzimi i akuzës kryesore nga prokuroria, ka vërë në dyshim edhe kërkesën për ekstradim të Isufajt drejt Italisë. Kjo pasi kërkesa për arrestimin dhe ekstradimin e tij ishte bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal Italian. Tashmë që kjo akuzë është rrëzuar shteti Italian duhet të sjellë një tjetër kërkesë për ekstradim, këtë herë bazuar në nenin 73 të Kodit Penal Italian, dhe më pas drejtësia shqiptare ta marrë edhe një herë këtë kërkesë në shqyrtim.
 
Gjykata e Torinos ka ndarë çështjen e Arben Isufajt nga ajo e të pandehurve të tjerë, të cilët tashmë janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ata janë gjetur fajtorë për krijimit të organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike, ndërsa për Isufajn kjo akuzë ka rënë.

ben qimja
ben qimja
 (Në foto: Vendimi i Gjykates se Torinos per Arben Isufajn)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë