Gjykata Kushtetuese me 9 anëtarë, Kim: Moment historik për Reformën në Drejtësi

Gjykata Kushtetuese me 9 anëtarë, Kim: Moment historik për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka cilësuar si një moment historik për Reformën në Drejtësi. Ajo vë theksin se plotësimi erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve.

“Gjyqtari i 9 u betua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese arriti funksionalitetin në Dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që prej Tetorit 2016, Gjykata Kushtetuese është e plotësuar. Ky është një moment historik i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi. Gur mbi gur… Kjo ishte si rezultat i bashkëpunimit të institucioneve duke përfshirë Presidencën, Parlamentin, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykatë e Lartë. Hapi i radhës: Mezi presim plotësimin e Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që sa më shumë çështje të shqyrtohen në kohën e duhur. Urime dhe suksese”, u shpreh ambasadorja Kim.

Ish-kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi nisi punën zyrtarisht si anëtari i 9-të i Gjykatës Kushtetuese. Ibrahimi u dekretua nga Begaj më 7 dhjetor, ndërsa e merr këtë detyrë për të plotësuar vakancën e krijuar pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo.

Pas mungesave të krijuara nga procesi i vettingut, Gjykata Kushtetuese e nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht, me shtimin e Ibrahimit në radhët e saj, ajo ka në përbërje 9 anëtarë. Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejtë emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë