Gjykata: Të hetohet Edi Rama
Olldashi: Shpërdoroi detyrën

TIRANE- Në kulmin e debatit për heqjen e imunitetit, Gjykata e Tiranës vendos të kthejë dosjen penale ndaj Edi Ramës dhe deputetes Mimi Kodheli, duke e detyruar Prokurorinë e Përgjithshme të kryejë veprime hetimore ndaj tyre për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim.

Vendimi është marrë pak kohë më parë nga gjyqtarja Manjola Xhaxho. Ai rikthen për rihetim Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Mimi Kodheli për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës gjatë periudhës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve pranë prokurorisë bëhet fjalë për një kallëzim të depozituar nga Ministria e Transporteve, e cila ka paditur në vitin 2009 ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe nënkryetaren e bashkisë, Mimi Kodheli se kanë lejuar administratorët e kompleksit "Tajvan" që të ndërtojë një bodrum prej 1700 metra katror, sipërfaqe kjo që nuk ishte parashikuar në lejën ndërtimore lëshuar nga bashkia ndaj këtij subjekti.

Shkrimin e plotë, dhe vendimin e gjykates mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com  Blini gazeten ne PDF
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës