Gjyqi për Berishën në Londër, analisti Tafani: Përpjekja për të hequr non gratën do dështojë, hetimet e SPAK ‘fundosin’ mbrojtjen e ish-kryeministrit

Analisti Endri Tafani ka folur në Report Tv mbi gjyqin e nisur në Britani të Madhe, ku po shqyrtohet kërkesa e Sali Berishës, i shpallur non grata nga Anglia për korrupsion dhe lidhje me krimin, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Tafani thotë se përpjekja e Berishës për heqjen e non gratës nga Britani do dështojë. Ai u ndal edhe në argumentet që po përdor mbrojtja e Berishës.

Analisti Tafani thotë se hetimet e SPAK dhe fakti që ka një akuzë të ngritur ndaj Berishës dhe familjarëve të tij, do ‘fundosin’ argumentet e mbrojtjes së Berishës.

“Argumentet që ka ngritur mbrojtja më duken pak të vështirë për të kthyer vendimin. Argumenti i parë ishte që akuzat janë të pabaza, nuk ekziston që është i përfshirë në korrupsione e përfitime për postin. Argumenti i dytë është që kam nja 10 vite që nuk jam kryeministër, nuk jam personi që mund të shfaq rrezikshmëri. Argumenti i 3 është që kryeministri Rama është ai që është në pushtet dhe për atë është përfolur, pse nuk është marrë masë, por për mua është marrë.

E shohim që tek argumenti i parë, që mbrojtja mund të jetë që ndaj jush ka një akuzë dhe jeni në hetim. Ata mund të thonë që i kam pas këto informacione më para, dhe e kam ditur që ky person ka qenë i përfshirë dhe fakti ekziston që është përfshirë se ka një kauzë penale të ngritur ndaj tij dhe familjarëve të tij, duke thënë abuzimi me postin dhe përfitimi i familjarëve nga posti", tha Tafani. 

Po ashtu Tafani thotë se nuk qëndron as argumenti që përdor mbrojtje se Berisha prej 10 vitesh nuk është më kryeministër, duke tehksuar se kjo nuk do të thotë që ai s’duhet të mbajë përgjegjësi për çfarë ka bërë.

"Argumenti që ka 10 vite që nuk është kryeministër s’do të thotë që s’do mbash përgjegjësi për atë që ke bërë. Fakti që është aktiv në politikë e anulon këtë gjë. Është shumë e vështirë të kthehet duke bërë argumente që është bërë nga mbrojtja e Berishës”, tha Tafani për Report Tv.

Tafani komentoi edhe rikthimin e Kuvendit në normalitet, duke thënë se mazhoranca njohur si drejtues të opozitës Berishën.

“Kjo është një fitore e Berishës ndaj Bashës, jo ndaj Ramës. Nëse Basha do kishte numrat për të kaluar ligjet në Parlament, Rama kishet për të marrë krahun e Bashës. I duhen numrat dhe një pjesëmarrje e qenësishme e opozitës. Nëse do mbante Basha shumicën e grupit të opozitës, s’do kishte shumë nevojë për një marrëveshje të tillë.

Kjo ishte një njohje që pak a shumë opozitën e drejton Berisha dhe jo Basha, për shkak të numrave. Nuk mendoj që do ketë ndonjë bashkim. Nëse do ishte ndonjë bashkim mes Bashës dhe Berishës do ishte një kapitullim i Bashës dhe dalja e tij përfundimtare nga loja politike”, tha Tafani.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?