Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho kalon vettingun

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho kalon vettingun

Manjola Xhaxho

TIRANE-Gjyqtarja e Gjykatës së kryeqytetit, Manjola Xhaxho ka kaluar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (vettingun) duke u rikonfirmuar në detyrë. Pas shqyrtimit të dosjes, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi që ta rikonfirmojë në detyrë gjyqtaren, e cila është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nga hetimi i plotë për vlerësimin e pasurisë rezultoi se gjyqtarja ka apartament 2+1 në pronësi të prindërve. Gjyqtarja nuk ka pasuri tjetër, pra jeton me prindërit. Nga drejtoria e informacionit të klasifikuar rezulton e pastër, ndërsa KLD solli vlerësim që është e aftë profesionalisht.

Xhaxho e ka filluar karrierën në vitin 2002 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, pozicion të cilin e mban edhe sot. Ajo ka ushtruar për tre vjet edhe detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatë të Lartë.

Rezultatet e vettingut deri tani
Fatos Lulo-i shkarkuar
Besim Treshnjeza-i shkarkuar
Besa Nikëhasani-e shkarkuar
Altina Xhoxhaj-e shkarkuar
Vitore Tusha-e kaloi
Fatjona Memçaj-e kaloi
Fatmir Hoxha-i shkarkuar
Manjola Xhaxho- e kaloi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë