Tiranë-Dy të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi goditën me sende të forta një 34 vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë konflikti mes 17 dhe 19 vjeçarit me 34 vjeçarin ka ndodhur në rrugën ‘Myslym Keta’.
Burri me inicialet J. Gj., raportohet se ndodhet në spital. Ndërkohë blutë kanë sëkuëstruar edhe një thikë që iu gjet 19 vjeçarit nga kontrilli fizik.
“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. T., u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë)”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.