Goditja e 7 grupeve të krimit, gazetarja Hoxha rrëfen prapaskenat e intervistës me anëtarin e rrjetit: Dy rastet kur shefat e policisë dhe efektivi i RENEA-s vodhën drogën

Goditja e 7 grupeve të krimit, gazetarja Hoxha rrëfen prapaskenat e intervistës me anëtarin e rrjetit: Dy rastet kur shefat e policisë dhe efektivi i RENEA-s vodhën drogën

Pamje nga operacioni i SPAK

50 urdhër-arrestet ndaj personazheve të njohur të botës së krimit të lëshuara nga SPAK në megaoperacionin e fundit duke goditur 7 grupe kriminale, kanë zbardhur ngjarje kriminale të rënda, ku janë përfshirë edhe një ish deputet dhe 4 zyrtarë policorë.

Nisur nga ky operacion i SPAK, gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një postimi në rrjetin social facebook ka dhënë rrëfyer prapaskenat e një interviste që ajo ka zhvilluar me një personazh të këtij rrjeti vite më parë. Ai i ka treguar sesi funksiononte shpërndarja e drogës me përfshirjen e policisë, madje përmend dhe një rast kur droga vidhet dhe raportohet e bllokuar një sasi shumë e vogël.

"Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikante, ish deputete , dhe shefa policie , kthej kokën pas tek raportimet e mia. Jo shume larg në kohë në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast së nisnin hetimet për ta identifikuar pra për të mos e vrare kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi. Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës mes te tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”. Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”, shkruan ajo.

Gazetarja sjell në vëmendje dhe një tjetër rast ku i përfshirë sipas saj ka qenë një oficer i RENEA-s. Teksa shpreh shqetësimin se policia mbante sekrete për gazetarët e  informonte anëtarët e krimit, gazetarja thotë se ka shumë të tjerë që nuk duhet të mbajnë uniformën e shtetit.

“Më vonë kokaine u vodh dhe në periferi te Tiranës. U tha se nder te dyshuarit ishte edhe një oficer i RENEA-s. Disa e ekspozuan si biznesmen. Gjate 2018 - 2019 - 2020 …Policia e prokuroria?  Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion në kohë rekord krimineleve, për targat, ke shoqërojnë, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “do ta dërgojme ne fluturim”, e te tjera.  Ka shume te tjerë, qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit.  Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznemenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet”, shkruan më tej gazetarja Hoxha.

Nga 50 urdhër-arreste, janë arrestuar 20 persona, nga të cilët 14 në Shqipëri dhe 6 në vende të ndryshme të Europës. 30 të tjerë janë në kërkim. Në 50 banesat e bosëve të krimit janë gjetur miliona euro, flori, armë etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë 

Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë