GOLAT/ Leverkusen fiton me Romën në Itali dhe është një hap larg finales, Marseille 1-1 Atalanta në Europa League

GOLAT/ Leverkusen fiton me Romën në Itali dhe është një hap larg finales, Marseille 1-1 Atalanta në Europa League

Festa e Wirtz

Europa League zhvilloi mbrëmjen e së enjtes dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Në Francë Marseille dhe Atalanta barazuan 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit javës që vjen. Berat Gjimshiti luajti 90 minuta duke bërë paraqitje të mirë te bergamaskët. Ndërkohë në Itali vendasit e Romës u mundën 0-2 nga Bayer Leverkusen.

Në "Olimpico" Roma ishte e pafuqishme kundër rekordmenëve të Bayer Leverkusen, me këta ta fundit që fituan 0-2 dhe janë me "një këmbë" në finalen e Europa League. Ndeshja për të besuarit e Xabi Alonsos u zhbllokua në minutën e 28-të nga Florian Wirtz. Talenti i "Aspirinave" përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe shënoi. Ndërkohë në pjesën e dytë Andrich shënoi një perlë që mund të jetë edhe goli më i bukur i Europa League, duke "vulosur" suksesin për gjermanët në aktin e parë. Në këtë duel nuk munguan nervat, me Granit Xhakën që u konfliktua me lojtarët vendas. Me këtë sukses, Leverkusen e çon në 47 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon, duke thelluar rekordin. Kujtojmë se dy javë më parë ata zyrtarizuan titullin e parë kampion në Bundesligë.

Tanimë të enjten që vjen do luhen ndeshjet e kthimit për të mësuar edhe dy skuadrat finaliste që do luajnë më 22 maj në "Aviva Stadium" në Dublin, Irlandë.

Europa League, ndeshjet e para gjysmëfinale:

E enjte, 03 maj 2024 - 21:00

Roma 0-2 Leverkusen (Wirtz 28', Andrich 73')

Marseille 1-1 Atalanta (Mbemba 20' / Scamacca 11')

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Daniele De Rossi s'dorëzohet: Kemi edhe një ndeshje për të luajtur


Trajneri i Romës, Daniele De Rossi foli pas humbjes 0-2 kundër Leverkusen në gjysmëfinalen e parë të Europa League në "Olimpico". Ai nuk e drejtoi gishtin nga gabimi i Karsdorp që solli golin e parë, teksa ka besim te mrekullia dhe një përmbysje në duelin e kthimit më 9 maj në "BayArena".

“Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë, e cila nëse kalon në epërsi, të krijon vështirësi në menaxhimin e topit. Ecuria e përgjithshme u bë në mënyrë korrekte, më pëlqeu pjesa e parë sepse e rikuperuam topin herët dhe i detyruam të hidhnin topa të gjatë, ishte ajo që kishim përgatitur.

Në ndeshjet e Europës shumë herë e kemi zhbllokuar në ndeshjen, por sot ndodhi e kundërta. Unë besoj shumë te kjo skuadër, pa dyshim që do të jetë e vështirë, por nuk do të dorëzohemi.

Gabimi i Karsdorp - Episodet janë gjithmonë vendimtare, por do të ishte e padrejtë nëse sot do të drejtonim gishtin për një gabim të bërë, kur ndoshta në ndeshjet e tjera fituam për gabimet e të tjerëve. Është pjesë e lojës. Të gjithë së bashku dalim nga kjo situatë, kemi edhe një ndeshje kthimi. Në sekondën e fundit patëm një mundësi të jashtëzakonshme", tha De Rossi.

Ora 11:51
Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli


Fillimisht përshëndetja naziste me krah, pastaj gjesti i majmunit. Kjo është sekuenca e veprimeve të kryera nga një tifoz i Atalantës gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League ndërmjet Marseilles dhe zikaltërve, e cila përfundoi 1-1 në Francë.

Mbështetësi i italianëve u filmua në tribunat e 'Velodrome' dhe u ndalua menjëherë nga policia franceze dhe u dërgua në gjyq siç shpjegohet nga prefekti i rajonit të Marseille.

“Autori është ndaluar, është arrestuar dhe do të dalë para gjykatësit", tha ai. Në rrjetet sociale ka pamje me tifozë të Atalantës me krahët e shtrirë ose duke imituar lëvizjet e majmunit.

“Unë dënoj qartë sjelljen e disa tifozëve italianë gjatë OM-Atalanta, është e patolerueshme dhe e padenjë. Nuk ka vend për racizëm në stadium, as jashtë”, shpjegoi kryetari i bashkisë, Benoit Payan në rrjetet sociale.

Ora 11:32
Fitorja me Romën, Granit Xhaka: Duhet të shënonim më shumë gola

Pas fitores 0-2 kundër Romës në gjysmëfinalen e parë të Europa League, mesfushori i Leverkusen, Granit Xhaka tha se të tijtë duhet të shënonin më shumë në "Olimpico" për të qenë më pranë finales. Megjithatë ai kërkon t'i mbajë të tijtë me "këmbë në tokë" duke thënë se nuk ka mbaruar asgjë.

"E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, por ne luajtëm mirë. Është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por e dimë forcën e Romës prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Finalja është afër, por e dimë që nuk ka mbaruar asgjë akoma”, tha Xhaka.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten që vjen në Gjermani.

Ora 09:23
VIDEO/ Leverkusen 'kap për fyti' Romën, e mposht 0-2 dhe prek finalen e Europa League

Në "Olimpico" Roma ishte e pafuqishme kundër rekordmenëve të Bayer Leverkusen, me këta ta fundit që fituan 0-2 dhe janë me "një këmbë" në finalen e Europa League. Ndeshja për të besuarit e Xabi Alonsos u zhbllokua në minutën e 28-të nga Florian Wirtz. Talenti i "Aspirinave" përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe shënoi. Ndërkohë në pjesën e dytë Andrich shënoi një perlë që mund të jetë edhe goli më i bukur i Europa League, duke "vulosur" suksesin për gjermanët në aktin e parë. Në këtë duel nuk munguan nervat, me Granit Xhakën që u konfliktua me lojtarët vendas. Me këtë sukses, Leverkusen e çon në 47 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon, duke thelluar rekordin. Kujtojmë se dy javë më parë ata zyrtarizuan titullin e parë kampion në Bundesligë.

VIDEO E GOLAVE

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë

'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë