Grabiten dy karburante në
autostradën Tiranë-Durrës

Grabiten dy karburante në<br />autostradën Tiranë-Durrës
Dy karburante përballë njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës, janë grabitur mëngjesin e kësaj të hëne nga tre persona të armatosur.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës ku nga një makinë tip "Golf" e bardhë, kanë dalë tre persona të maskuar dhe të armatosur.
 
Nën kërcënimin e armëve ata kanë marrë xhiron ditore të karburantit dhe janë larguar menjëherë. 

Ende nuk dihet shuma e parave që kanë vjedhur autorët. Ata janë larguar me makinën tip "Golf" e cila nuk kishte targa.  

Policia ka kryer kontrolle të shumta ende nuk ka identifikuar autorët.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan