TIRANË- Gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën e Dibrës është vjedhur me thyerje bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku është marrë një shumë monetare ende e pa përcaktuar.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj vepre kriminale.
 
Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se bankomati i grabitur nuk ndodhej në të njëjtën godinë me bankës.
 
Grupi hetimor po punon për të identifikuar autorët që grabitën bankën e nivelit të dytë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com