Pjesa më e madhe e kryetarëve të komunave dhe prefekturave në të gjitha qarqet e Greqisë kanë kundërshtuar ashpër sot vendimin e qeverisë, që i detyron të gjitha pushtetet lokale që t'i kalojnë fondet e tyre Bankës Qendore për të kapërcyer vështirësitë ekonomike të vendit.
"Kjo masë e marrë nga qeveria ka për synim t'i siguroje vendit likuiditetet në rast nevoje", u bë e ditur dje nga dekreti i publikuar, që pret të miratohet në parlament në një seancë plenare që do të mbahet për këtë çështje.
"Transferimi i fondit të pushtetit vendor në Bankën Qendrore të Greqisë përbën një panik financiar që rrezikon të ndalojë punët në vazhdim e sipër për rindërtimin e rrugëve, spitaleve dhe shkollave", deklaroi për shtypin Kostas Agorastos, president i Bashkimit të Rajoneve Greke, njëkohësisht dhe ish-anëtar i partisë konservatore në opozitë, "Demokracia e Re".
"Menaxhimi i fondeve të pushtetit vendor nga shteti është një vendim i padrejtë dhe i papranueshëm", deklaroi Jorgos Patulis, president i Bashkimit të Kryetarëve të Komunave Greke gjatë një takimi me zëvendësministrin e Financave, Dhimitris Mardas.
Ky i fundit ka siguruar që kjo masë e marrë nga qeveria s'është gjë tjetër veçse një kredi afatshkurtër e marrë nga shteti dhe se paratë e marra do t'i rimbursohen pushtetit vendor brenda 15-20 ditëve.
Qeveria greke ka deklaruar se përdorimi i fondeve të autoriteteve lokale nga shteti është një praktikë e ndjekur dhe nga vende të tjera si Britania e Madhe dhe Holanda.
Përveç pushtetit lokal, transferimi i fondeve është i detyrueshëm edhe për të gjitha njësitë ekonomike publike siç janë spitalet, universitetet dhe të gjitha organizatat e sigurimeve shoqërore.
Qeveria greke me anë të kësaj mase synon mbulimin e të gjitha nevojave financiare afatshkurtra të shtetit, që në 15 ditët e ardhshme parashikohet se do të arrijë vlerën e tre miliardë eurove./ atsh/
/Shqiptarja.com