Greqi/ Kontrolle në qelitë e burgut në Kretë ku qëndrojnë shqiptarët, i gjejnë lëndë narkotike

Greqi/ Kontrolle në qelitë e burgut në Kretë ku qëndrojnë shqiptarët, i gjejnë lëndë narkotike

Foto ilustruese

GREQI- Policia greke ka kryer një kontroll të befasishëm orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në qelitë e burgut të Chanias në Kretë në të cilën ndodhen dhe shqiptarë, me qëllim për të zbuluar nëse brenda burgjeve ata kishin fshehur lëndë narkotike.

Media greke “protothema.gr” shkruan se operacioni u realizua në 6 qeli të 13 të burgosurve shqiptarë, ku ndodhet dhe ai që konsiderohet dhe si “lideri i mafies shqiptare në Greqi”, Klodian Lekocaj.

Lekocaj është një emër i njohur për disa ngjarje kriminale në shtetin grek, në lidhje me krimet kundër personit dhe në atë të trafikut të drogës.

Klodian Lekocaj, së bashku me një shqiptar tjetër, Oldi Dulçe vuajnë dënimin prej disa vitesh në burgun e Koridhalos për disa vepra penale. Klodian Lekocaj së bashku me shqiptarin tjetër u akuzuan si dy porositësit për vrasjen e avokatit grek, ndërsa Mikel Brahimaj ishte në rolin e ekzekutorit.

Por nuk dihet nëse arsyeja e kontrollit kanë qenë vetëm lëndët narkotike pasi autoritetet greke  janë treguar tepër të rezervuara lidhur me dhënien e informacioneve nga ky operacion.

Madje,nuk dihet madje nëse ky kontroll lidhet me vrasjen më 18 dhjetor të 2 shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organjës, të cilët u ekzekutuan me  breshëri plumbash në mes të një lokali në Athinë nga një person i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi.

Vrasje e dy shqiptarëve në Greqi lidhet me një tjetër ngjarje kriminal përpazare drogë, por kësaj  radhe në Tiranë, vrasje e biznesmenit Edmond Papës, i vrarë me 9 plumba më 16 dhjetor në një lokal në zonën e Selitës në kryeqytet.

Nuk dihet nëse Çerkizaj dhe Organja janë ekzekutorë të Papës dhe nëse njerëzit e këtij të fundit janë autorë të vrasjes në Athinë. Por, hetuesit shqiptarë po verifikojnë për vrasjen e Papës edhe me atë të ekzekutimit me tritol të Aleksandër Sadikajt, ngjarje kjo e qershorit të këtij viti.

Dyshimet janë ngritur për shkak të njohjes që kanë pasur dhe krisja të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Shqipëri dhe Greqi. Nuk dihet ende nëse këto ngjare lidhen dhe me shqiptarin Klodian Lekocaj.

Vrasja e dyfishtë në Athinë
Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit në Athinë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organajën. Sipas mediave greke, ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Pavarësisht se Edmond Papa nuk përmendet, të gjitha detajet e dhëna në artikull e lidhin ngjarjen me emrin e tij, duke bërë me dije se mes palëve mund të ketë pasur përplasje për trafikun e drogës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë pikërisht plumbat drejtuar dy personave në fjalë ato që kanë plagosur edhe një 31-vjeçare e cila thjesht ishte kliente në lokalin e njëjtë me ta. Ajo mori një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës