Fermerët e dëmtuar nga sëmundja e gjedhit do të kompensohen me kafshë të ardhura nga Danimarka.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka thënë se nuk ka asnjë rast të ri të kësaj sëmundjeje dhe se procesi i kompensimit të fermerëve të dëmtuar do të nisë urgjentisht.
‘’Shumë shpejt ne do fillojmë kompensimin me kafshë të gjalla. Porosia në Danimarkë është bërë me kafshë të racës të cilat janë me cilësi edhe më të mira se kafshët që u dëmtuan’’,-u shpreh Panariti.
Deklarata e Panaritit u bë gjatë vizitës në një kompleks rritje shpendësh për të inspektuar masat e marra për parandalimin e gripit të shpendëve.
Ai tha se kjo sëmundje është shumë pranë kufijve të Shqipërisë dhe se masat parandaluese janë të domosdoshme.
‘’Duhet të kemi vëmendje të rritur pasi infeksioni është në Greqi, Kroaci është në BE. Për të parandaluar këtë virus bëhet vetëm përmes masave rigoroze të dezinfektimit’’,-u shpreh Panariti.
Influenca aviare, e njohur gjithashtu si “Gripi i shpendeve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie, si dhe shpendët shtepiakë e të egër.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO