Qytetarët përshëndesin vendimin e Qeverisë për të mbyllur kopshtet dhe shkollat për shkak të epidemisë gripale në vend.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për të mbyllur çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitet deri në datën 16 janar, për shkak të epidemisë së gripit dhe të ftohtit, arktik, është një vendim i drejtë sipas lexuesve të Shqiptarja.com.
Pyetja që iu shtrua lexuesve në sondazhin online të Shqiptarja.com ishte: Gripi, a është vendim i duhur i qeverisë për mbylljen e shkollave kopshteve e çerdheve dhe me 1 javë tjetër?
Dhe përgjigja e tyre ka qenë: 81.9% "Po" vendimit, 14.24% "Jo" dhe 3.86% janë përgjigjur "Nuk e di".
Ministria e Shëndetësisë kërkoi në datën 2 janar shtyrjen e fillimit të mësimit për arsimin parauniversitar deri në datën 9 janar.
Por përhapja e shpejtë e virozës së gripit dhe kalimi në epidemi si dhe ulja e temperaturave në kufij ekstrem, të shoqëruara me reshje të dendura bore, bënë që Ministria e Shëndetësisë të nxirrte një urdhër të dytë.
Kopshtet, çerdhet dhe shkollat e arsimit parauniversitar, por edhe universitetet u mbyllën deri në datën 16 janar.
Kësisoj, mësimi në të gjithë vendin do të rinisë të hënën e 16 janarit rregullisht në të gjithë vendin.

(Rezultatet e sondazhit të Shqiptarja.com)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com