Mjekët hezitues për lehtësimin e masave antiCOVID! Rakacolli: Po shohim dritë në fund të tunelit! Brataj: Grumbullimet për Bajram, çfarë t'u themi besimtarëve kur e bëri politika në fushatë

Dita e sotme shënoi dhe festën e Bajramit ku besimtarët myslimanë që në orët e para të mëngjesit bënë faljen e Namazit. Vetëm në Tiranë u mblodhën me qindra besimtarë, ku distanca e tyre thuajse ishte e pamundur. Për kreun e urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj këto grumbullime janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë diskutimit në emisionin "Repolitix", Brataj tha se rezultati i këtyre grumbullimeve për faljen e  Namazit do të shihet pas dy javësh.

"Grumbullimet nuk janë të mira, po çfarë t'u thuash besimtarëve ku politika bëri gjithë ato tubime. Për ne këto janë të gabuara dhe nuk janë të pranueshme, por këshillat tona janë këto, se sa zbatohet pastaj duhet ta thonë institucionet përkatëse që ndjekin këto raste. Sa ndikuan këto grumbullime sot do të shihen pas dy javësh.

Ndërsa Zv.Ministrja e Shendetësisë, Mira Rakacolli tha se ka një rënie të qarkullimit të virusit në popullatë duke bërë që drita në fund të tunelit të zmadhohet, por duhet treguar kujdes dhe të vijohet me respektimin e masave.

" Drita në fund të tunelit është zmadhuar, por kemi akoma rrugë për të bërë, duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të zbatojmë po ato masa. Ka pasur një keqkuptim se pati një ditë që nuk pati shtrime në QSUT, por situata nuk është kaq rozë sa duket".

Në lidhje me lehtësimin e masave anti-COVID për heqjen e maskave të atyre që kanë bërë vaksinën apo dhe orës policore, që aktualisht është 22:00-06:00, mjekët u shprehën hezitues duke thënë se çështja do të vijojë të shihet në vazhdimësi dhe se nuk mund të flitet për lehtësim në këto momente, edhe pse situata me pandeminë është në trende pozitive.

"Për orën policore diskutohet çdo lloj mase që merret në detaje. Do diskutohet do shikohet situata dhe mbi bazë të indikatorëve dhe themi se çfarë mase i përgjigjet situatës. Jam më e tërhequr sepse i jap rëndësi rritjes së rasteve në spital", u shpreh Rakacolli

"Nuk mund të diskutojmë t'i heqim të gjitha. Duhet të mbahet maskat edhe pse e vështirë për verën, por këto maka do të diskutohen dhe deri tani nuk ka vendimmarrje për këtë", tha Brataj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID: Janë shokët tanë, i njihja! Brataj: Mund të ishim dhe ne te lista e tyre

 

Nuk ka mundur t'i përmbajë emocionet dhe lotët zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pasi kujtoi 56 mjekët e rënë në betejën me pandeminë  e COVID. E ftuar në "Repolitix", Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën

"Është minimizuar në maksimum, ata janë vaksinuar të gjithë dhe kanë në dispozicion mbrojtjen maksimale që mund t'u ofrohet. Mjekët që humbën jetën janë heronj të kësaj luftës, janë miqtë tanë, shokët tanë dh ena ngjallin natyrisht emocione. Unë nuk mund ta harroj ditën kur u shpall pandemia, u vendos shtetrrethimi dhe qytetarët e Tiranës dolën në ballkone dhe duartrokitën mjekët, ata që po niseshin ën luftë dhe ata që u nisën në luftë që dinin që disa prej tyre nuk do të ktheheshin. Qytetarët e kanë vlerësuar dhe kanë dhuruar mirënjohje për bluzat e bardha. U emocionova sepse mu kujtua të gjithë, shumicën i njihja dhe kemi qenë aty, e kemi jetuar sëmundjen e tyre. Sot mjekët janë më të mbrojtur.

Po ashtu i prekur ishte edhe kreu i Urgjencës, Skënder Brataj i cili tha se "mund të ishim dhe ne te lista e tyre".

 

Ora 22:35
Sallabanda në Repolitix: Shqipëria një nga vendet me të dhënat më pozitive nga COVID në Europë

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda tha se Shqipëria është një nga vendet që ka të dhënat më pozitive në lidhje me COVID në Europë. Ai tha se aktualisht Shqipëria ndodhet në 5 % e pikut, ndërsa Spanja ndodhet në 16 %. Në një lidhje për emisionin 'Repolitix', Sallabanda tha se është i kënaqur se situata në Shqipëri po përmirësohet dhe vijon vaksinimi masiv në vend.

"Dua të them me kënaqësi se Shqipëria është një nga vendet me të dhënat  më pozitive për COVID. Shqipëria ndodhet në 5 % e pikut, ndërsa Spanja e ka 16 % e pikut të infektimit. Europa është në fazë rënie po ka ende një numër të lartë të infektuarish me COVID dhe jemi duke vaksinuar në mënyrë masive. Shqipëria ka bërë deri tani janë mbi 630 mijë vaksina, ndërsa në Spanjë bëhen 500 mijë vaksina në ditë. Spanja ka vaksinuar 40 % të popullatës me dozën e parë dhe bashkuar me ata që kanë kaluar COVID rreth 50 % e popullatës janë të mbrojtur", tha Sallabanda.

Shqipëria vijon të shënojë rekorde në vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID, për sa i përket dozave javore për 100 banorë duke lënë pas disa nga vendet e rajonit dhe BE. Gjithashtu Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e hartës së COVID në botë.  

Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime anti-COVID, kurse që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina. ndërkohë që rënie të ndjeshme kanë shënuar edhe infektimet ditore ku sot u shënuan 45 të infektuar dhe 3 viktima nga COVID.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Badabing: 14/05/2021 04:51

    Kjo drita nga funi shpelles asht i perdor shum nga fqijnet matan detit,nese,per vaksinat eshte edhe qe nuk i dihet se ça mund te ndodhi,keshtuqe kurr mos ndodht po ky tuneli kaloi, per tjetrin nuk e dime se si do jet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë