Guximi i Bashës për të bërë sërish premtime

Guximi i Bashës për të bërë sërish premtime

Lulzim Basha

Lulzim Basha ditën e sotme ka dalë dhe ka prezantuar programin e tij ekonomik, duke shfrenuar fantazinë me premtime që do i kishte lakmi edhe Gjermania nëse do të bëheshin realitet. Premtimet që fillonin me zhdukjen e papunësisë dhe me rritjen ekonomike 30%, ishin fantazitë që Basha sot shiti para shqiptarëve si opsionin e tij për zgjedhjet e 25 qershorit. Por deri këtu nuk ka asnjë problem. Natyrisht që në fushata elektorale partitë abuzojnë pak me premtimet, por problem fillon e bëhet kur fluturon siç bëri Basha sot.

Megjithatë,  nuk është ky thelbi i problemit të Lulzim Bashës dhe të premtimeve të tij. Thelbi i problemit të Bashës edhe këtë herë është e shkuara e tij. Luli, njëlloj siç fshihet pas të shkuarës së tij si njeriu që ka pasur në dorë dosjet e UÇK-së, ose aferës 230 milionë euroshe e Rrugës së Kombit, falja e detit ndaj Greqisë, njëlloj i fshihet edhe premtimeve që ka bërë kur ishte kryetar Bashkie. Janë rreth 50 premtime kryesore që ka bërë në 2011 kur kandidoi për kryebashkiak të Tiranës e të 50-ta rezultuan mashtrime elektorale. Natyrisht që qytetarët mbajnë mend ato me pikantet si TRAM-i, karta e studentit, Bulevardi i ri apo Pazari i ri, por në fakt janë edhe dhjetëra premtime të tjera që ai i bëri njëlloj si sot dhe më pas nuk nguli asnjë gozhdë në qytet.

Lulzim Basha pati fatin e madh që pavarësisht se u bë ashtu si u bë kryetar bashkie, mund të krijonte një model me të cilin tu dilte shqiptarëve sot përballë dhe tu thoshte: ” Ja, siç kam bërë këtë vepër, do të bëj Shqipërinë”. Por ai e humbi shansin që të krijonte fabulën e tij, pasi zgjodhi të mos bëjë asnjë vepër për qytetin. Fiks për këtë arsye, ai sot nuk është i besueshëm për shqiptarët, pasi ata, ne, nuk shohim asnjë ilustrim se si Lulzim Basha mund të bëjë një punë. E vetmja gjë që dimë me siguri është se Lulzim Basha fryhet me premtime haluçinante dhe më pas nga dremitja kalon në gjumë duke e lënë institucionin që drejton në rënie të lirë.

Ilustrimi i fabulës që Luli vetëm dremit ose fle mund të bëhet më çdo premtim publik që ai ka bërë. E si për ironi të fatit, të njëjtën gjë që u ka bërë qytetarëve të Tiranës si kryebashkiak, ja ka bërë demokratëve që nga dita që iu dhuruar drejtimi i partisë nga Sali Berisha. Që nga ajo ditë demokratëve u ka premtuar se do të fitojë e do ringrejë PD-në, por në fakt ka ngritur e shtuar vetëm vilat e tij dhe partisë i ka dhuruar 3 palë zgjedhje të humbura. Thënë këtë, ngado që ta kapësh Lulzim Bashën, nuk i gjen dot një vepër për së mbari që të ketë vulën e tij, ndaj edhe premtimet e sotme janë ose një tallje me shqiptarët ose një tentativë për tu fshehur nga e shkuara duke premtuar gjëra edhe më të pamundura se ato që ka premtuar këto 15 vite në politikë… dhe akoma nuk turpërohet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse