"Habilaj", oficerët 2 orë kontroll
në banesën e ish-ministrit Tahiri

në banesën e ish-ministrit Tahiri
">
Katër oficerë të Policisë Gjyqësore kanë ushtruar kontrolle te banesa e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda. Për rreth dy orë, oficerët kanë kontrolluar në apartamentin e Tahirit te "Kodra e Diellit", pranë Komunës së Parisit, ndërsa kanë dalë prej aty rreth orës 16:00. 

Oficerët kanë dalë nga banesa e Tahirit me dy valixhet e ekspertizës. Vetë ish-ministri i Brendshëm e ka ndjekur nga ballkoni kontrollin e banesës nga katër oficerët e policisë gjyqësore. Oficerët janë futur në banesën e deputetit pas autorizimit të Kuvendit një ditë më parë për të kontrolluar banesën e deputetit socialist.

Tahiri do hetohet në gjendje të lirë për akuzat për trafik droge me grupin e Habilajve, sipas dosjes italiane në ngarkim të grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në itali.

Zhvillimet minutë pas minute të ngjarjes:

Ora16:10 Del nga banesa e Tahirit edhe avokati mbrojtës Maks Haxhia 
Pas katër oficerëve të Policisë Gjyqësore, nga banesa e Tahirit ka dalë edhe avokati Maks Haxhia. Avokati mbrojtës nuk ka preferuar të flasë për mediat. 

Ora 16:00 Përfundon kontrolli banesës së Tahirit
Katër oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përfunduar kontrollin në banesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas autorizimit të Kuvendit një ditë më parë dhe urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ushtruar kontroll në shtëpinë e Tahirit. Nuk dihet ende nëse oficerët kanë gjetur prova në banesën e Tahirit. 

VIDEO/ Momenti i përfundimit nga kontrolli i banesës së Tahirit

[gallery]24415[/gallery]
Ora 14:50 Tahiri në ballkon me avokatin Maks Haxhija

Tahiri vazhdon të qëndrojë në ballkon, teksa brenda banesës janë oficerët e Policisë Gjyqësore. Deputeti ndodhet nën shoqërinë e avokatit Maks Haxhija.

tahiri ne ballkon

Ora 14:40 Tahiri konsumon puro në ballkon
Deputeti Saimir Tahiri ka dalë disa herë në ballkon gjatë kontrollit të oficerëve në banesë, ku dallohet teksa konsumon një puro. Ai është parë të flasë në ballkon me një prej familjarëve të tij, në një moment që oficerët po kontrollonin.

[gallery]24414[/gallery]
Ora 14:30 Report Tv zbardh vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda

Report Tv ka zbardhur vendimin e Krimeve të Rënda, ku thuhet se është kërkuar vetëm kontroll banese dhe jo bllokim pasaporte për Tahirin.

Ora 14:20 Saimir Tahiri mbërrin në banesë
Ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka qenë në shtëpi, në kohën kur kanë shkuar oficerët. Ai është njoftuar nga familjarët për praninë e oficerëve dhe ka mbërritur në banesë menjëherë, vetëm 5 minuta pas oficerëve.

Ora 14:17 Oficerët e Policisë Gjyqësore futen në banesën e deputetit Saimir Tahiri.
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në banesën e deputetit në orën 14:05.

Si nisi ngjarja
Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij. Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar.

Banda e drogës, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga shtetasi shqiptar, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal.

Përgjimet italiane, ku dilte emri i ish-ministrit Tahiri, trazuan opinionin publik dhe politikën shqiptare. Kjo e fundit u nda në dy kampe, pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij. Pas dy ditësh mbledhje maratonë në Këshillin e Mandateve, anëtarët e këtij këshilli iu drejtuan Kuvendit me dy raporte, ai i PS që kërkonte hetim të plotë, kontroll të banesës dhe personal të deputetit, dhe ai i opozitës që kërkonte arrestimin e deputetit.

Në seancën plenare të ditës së djeshme, Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e mazhorancës për hetim të lirë të deputetit. Ndërkohë, vetëm një ditë pasi Kuvendi i hap rrugë hetimit të deputetit, oficerët kanë shkuar te banesa e tij te “Kodra e Diellit”, në zonën e Komunës së Parisit, për të ushtruar kontroll, pas vendimit të Prokurorisë dhënë sot në orën 11:00.

policia gjyqesore te saimir tahiri kodra diellit

(Oficerët duke hyrë në banesën e Saimir Tahirit)

policia gjyqesore te saimir tahiri kodra diellit

( Furgoni i policisë së shtetit që shoqëron oficerët )

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici