Këngëtarja Ronela Hajati është një nga artistet më të dashura në skenën shqiptare, ndërsa do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit edhe në Eurovision 2022.

Por me një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” këngëtarja ka habitur ndjekësit. Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.

Ajo ka thënë se, edhe pse, gjatë të gjithë jetës ka qenë pozitive dhe e qeshur, tani ndihet vetëm dhe është në ditët e saj më të këqija.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”- ka shkruar ajo në “Instastory”.

Postimi i plotë