Habjon Hasani: Me Amerikën

Habjon Hasani: Me Amerikën

Sali Berisha

Me Amerikën!

(por jo ashtu siç mendoni ju)

Amerika nuk i ka asnjë faj Berishës dhe PD-së.

Zero, asnjë.

Berisha e ka nisur karrierën në vitin 1991 kur në Maqedoni ishte Gligorov, në Greqi Micotaqis, në Serbi Millosheviçi, në Itali Scalfaro e në Paris ishte Miterran.

Kanë ikur të gjithë.

Ndërkohë Amerika ka ndërruar nja 6 presidente që nga ajo kohe.

E di dhe e kuptoj shume mirë që në SHBA bën ligjin klika e financës së lartë që nuk ndryshon thuajse asnjëhere, madje ndikon dhe imponon në mënyrë thelbësore se kush do jetë presidenti i SHBA-ve (dhe jo vetëm).

Nuk jam dakord me mënyrën si ja bënë Berishës; sepse jam shqiptar si ai, mirëpo nga ana tjetër nuk është se më revolton sjellja e amerikanëve, se ky Berishë ishte që prej kohës kur kam qenë unë çilimi e deri para pak kohësh që isha bërë prind që na çante bythën me mitin amerikan me “yllin e tij polar”.

Ai e ka mitizuar. Ta gëzojë.

Vetëm në një rast, në një rrethanë specifike do isha në mbeshtetje te Berishës sot.

Nëse do isha në vend të Edi Ramës.

Do e mbeshtesja me shpirt Doktorin të rrinte sa më gjatë në atë karrige nëse do isha në vend të Edi Ramës.

Mirëpo nuk jam. Jam në vendin që jam si shumë e shumë te tjerë.

Mendoj se ka ardhur koha (në fakt ka kaluar koha) që zotëria të shijojë nipërit e mbesat si njeri normal dhe të çlirojë lojën nga ky ngërç, ta lejë opozitën të shndërrohet në alternativë.

Por dhe nëse nuk e bën, dakord, pa problem.

Nëse do vija në kandar një klikë financiare që kontrollon SHBA-të, por që të paktën sjell risi, me një klikë geshtenjash që do të mbushë dhe ca thasë me lekë akoma e ca prona më shumë, do zgjedh përherë klikën e financës së lartë.

Me Amerikën.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Kurtit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Kurtit