Habjon Hasani: Te solidarizohesh me Bledian Kokën?

Habjon Hasani: Te solidarizohesh me Bledian Kokën?

Bledian Koka

Te solidarizohesh me Bledian Koken? Ka nje ngaterrese ne perceptimin e kolegeve, sikur solidarizimi me nje gazetar qe sulmohet ose kallezohet nga pushteti, te shplan nga mekatet apo nga paragjykimi i bashkepunimit me pushtetin. Sot Erion Veliaj ka paditur Bledian Koken, te cilin e njoh qe ne fakultet, i jam dhe besoj me eshte dashamires. Bledian Koka punon per grupin mediatik Syri, zakonisht perpiqem te ndaj individin nga fryma e nje mediaje te madhe, e nje grupi mediatik. Veliaj e ka paditur Bledianin per nje fushate (ne tentative) te emisionit "Piranjat" te cilen publikisht me shkrime te firmosura ne Hashtag e kam konsideruar si nje fushate spekulative, mashtruese, te bazuar qellimisht ne theniet e nje spekulanti dhe dallaveraxhiu italian te quajtur Gabriele Longinotti.

Ja kam thene dhe vet Bledianit se ai nuk ka kurrefare pergjegjesie ligjore dhe kjo do zbulohet ne gjyq, pasi intervisten e pare italianit ja ka bere dikush tjeter (dallohet qarte ne audio) ndersa titujt dhe kronikat e Syri.net jane pergjegjesi e editoreve te "Piranjat". Pra Blediani thjesht sa ka prezantuar nje material te bere gati nga dikush tjeter, per pasoje e shoh ate personalisht totalisht te mbrojtur nga procesi ligjor.

Sa i takon intervistes se italianit dhe akuzave te tij, rezulton qe Piranjat dhe Syri moren persiper vertetesine e akuzave te Longinottit, duke bere gafe e duke dale me tituj te tipit:
-Megaskandali, Veliaj bleu incenerator ne Rumani.
-Megaskandali, Inceneratori ne Rumani u ble me parate e iranianeve, etj.
Gjithe baza e ketyre titujve te forte ishte deklarata e nje mashtruesi te denuar italian, mashtrimet e te cilit Piranjat dhe Syri i certifikuan si fakte, pa bere asnje verifikim.
As Blediani dhe as produksioni i Piranjave apo Syri nuk ka fare nevoje te lype solidaritet, mjafton te vertetoje blerjen e inceneratorit ne Rumani dhe implikimin e iranianeve.
Ketu dua te theksoj se blofi arriti kulmin kur Berisha publikoi nje foto dhe me paturpesine me te madhe mashtroi duke thene se ne foto ndodhej Qasem Soleimani, nje mashtrim prej budallai dhe ordineri.

Ne keto kushte, une e them pa asnje kompleks e pa asnje problem se Veliaj nuk ju ka asnje faj per kete çeshtje, i keni rene me qafe me shpifje ordinere.
Keni dy rruge:  Ose vertetoni profesionalisht akuzat e Longinottit ose kerkoni falje per kete fushate te turpshme shpifjesh. Ne diten time te punes keto dy rruge njoh; e per sa kohe zbatoj kete busull per veten, s'ka shans qe te kem nje tjeter busull per tjeret, qofte ky dhe Blediani.

Te gjithe ne kemi pelqimet dhe pikepamjet tona politike, por mashtrimi dhe manipulimi eshte vije e kuqe per çdo profesionist. Jo me larg se dje Blediani ka publikuar nje chat te pretenduar te Roland Bejkos ku ky i fundit shfaqet sikur ka share nga motra dike ne inbox. Bejko e ka denoncuar si te stisur ate chat, e ftoj Bledianin te nxjerre chatin e plote te perdoruesit me screen-record dhe te vertetoje qe adresa qe e ka shkruar eshte vertete ajo e Bejkos.
Sepse ne te kundert kjo do ishte nje shpifje (me falni per shprehjen) sharlatanesh ordinere dyleksh, e km fjalen per ata qe e kane stisur dhe jo per Bledianin qe me gjase mund ta kete marre gabimisht si te vertete.
Personalisht do mbeshtes çdo hetim profesional mediatik, çdo perpjekje te ndershme per te zbardhur te verteten, edhe kur vjen nga Syri.net edhe kur vjen nga Shqiptarja.com; edhe kur vjen nga Kryemadhi edhe kur vjen nga Mertiri.

Mirepo mashtrimi ordiner eshte vije e kuqe, Blediani nuk ka nevoje per solidaritetin e askujt sot, pasi rruga e tij eshte teper e thjeshte: Ose verteton me procedure akuzat e Longinottit, ose kerkon falje per mashtrimin dhe gracken ku e futen koleget e Piranjave. Deri me sot nuk ka vertetim te akuzave te Longinottit dhe per pasoje deri me sot ai i ashtuquajtur "investigim" eshte nje shpifje ordinere. Une nuk solidarizohem me shpifje ordinere, kerkoj falje kur gaboj.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj,MallaKASTËR: 21/04/2023 10:45

    QËNI ATY KU HA LEHË..! Ky soi është b..lëpirës i berishajve si familje.Paguhet shtrenjtë në TV SYRI ZENI krijuar me pare KORRUPSIONI TË GËRDECIT,BORRONICAVE,etj.Ky servil i padëgjuar shkon në TV-t e Sb 90 % të 800 TV e pordhëtaeve të kapura prej tij që në 2005 KM. Në 1992 Sb kapi Drejtësinë 100 % me kursin 6 mujor të plepave..!Kjo është arsyeja pse nuk arrestohet nga SPAK i tredhur prej tij,ndonse ka bërë mbi 101 krime 1991-2021. Është fatkeqsi Kombëtare që Sb është sot në politikë,por edhe për Ata që e ndjekin nga pas,Kur DASH po e thot TROÇ: ME SB DO HAN BAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat