Incident në Hamburg, policia qëllon një person që kërcënoi tifozët e Holandës me sëpatë

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me një sëpatë dhe me 'lëndë plasëse' pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur përpara ndeshjes së tyre në Euro 2024.

Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut të dielën pasdite, pak përpara se Polonia të përballet me Holandën në Volksparkstadion.

Oficerët hapën zjarr pasi burri nuk pranoi të ulte sëpatën, duke e goditur në këmbë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve, duke cituar policinë e Hamburgut.

Mediat gjermane publikuan pamjet e një personi të shtrirë në rrugë i rrethuar nga mjekët dhe oficerë policie.

Incidenti ndodhi në zonën qendrore të St Pauli të qytetit verior, i cili ishte i mbushur me tifozë përpara ndeshjes të së dielës midis Holandës dhe Polonisë.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte asnjë indikacion fillestar se incidenti kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

Autoritetet gjermane kanë vënë policinë në gatishmëri të lartë gjatë turneut Euro 2024, i cili filloi të premten dhe do të zgjasë deri më 14 korrik, nga frika e dhunës së mundshme të tifozëve dhe sulmeve terroriste.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht

Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht