'Hape rrugën se do shkoj në shtëpi, kam plaken sëmurë', protestuesit e PD godasin qytetarin se kërkoi të lirohej rruga

'Hape rrugën se do shkoj në shtëpi, kam plaken sëmurë', protestuesit e PD godasin qytetarin se kërkoi të lirohej rruga

Qytetarët kanë qenë më të dëmtuarit nga protesta e opozitës sot pasdite e organizuar me bllokim të rrethrrotullimeve kryesore. 

Protestuesit janë përplasur me qytetarët tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Madje, ata ofenduan dhe goditën qytetarin, që kërkoi të lirohej rruga dhe të ikte në shtëpi pasi kishte bashkëshorten sëmurë.

Qytetari: Kam shtatë vite që nuk votoj

Protestuesit: Më keq akoma

Qytetari: Nuk votoj, pse të votoj?

Protestuesit: As për Ramën nuk duhet të votosh, për asnjë

Qytetari: Nuk më ke dhënë asnjë lloj ndihme, as bukë nuk më ke dhënë

Protestuesit: Ku e ke teserën e partisë?

Qytetari: Me zanatin që kam…

Protestuesit: Ik shko në spital, ik

Protestuesit: Komunist

Protestuesit: Shko voto Ramën pra

Qytetari: Hape rrugën që të shkoj në shtëpi

Protestuesit: E pret Rama

Protestuesit: Je provokues

Qytetari: Unë? Nëse jam unë provokues, hajde shkojmë te shtëpia ime

Protestuesit: Jeton në Shqipëri ti?

Qytetari: Unë nuk jam me asnjë ore. Kam, punuar gjithë ditën, kam vjelë ullinjë ja tek e kam arkën këtu, ja karroca. Dua të më hapet rruga se dua të shkoj në shtëpi te gruaja. Po më vdes gruaja, e kam sëmurë. Më tha hajde, kur do vish. Po të gënjej më fut në burg që tani. Unë s’kam faj më hapni rrugën të shkoj tek plaka ime”, tha qytetari.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ckznkamddj: 30/10/2024 09:47

    Ca turpi pz ik o sali zhduku me gjithe keta plebenj

    Përgjigju
  • lokja: 30/10/2024 07:43

    e mer malok vetem me zene toka me zene rruge me djeg goma me vjedh.....a ju as per mal nuk jeni .ju doni enverin qe te hani vetem bar atje nga keni ardh o zhulsa.malok te pabese mbani vetem per burra ju

    Përgjigju
  • XXX: 30/10/2024 02:43

    E ka fajin policia qe nuk i mer zvarre.

    Përgjigju
  • Lali: 29/10/2024 23:34

    Hap rrugen o malok leri mhb me komuniste se komunistin e ke ne krye te partise qe tka bo shiringen nkoke qe ne 1992

    Përgjigju
  • mark: 29/10/2024 22:50

    SHTETI DUHET TI RRAHE KETA PLEHRA ,QE BLLOKOJNE RRUGEN,,NJEREZIT KANE HALLE MORE MASKARENJ,,NUK JANE SI AALIU JUAJ ME 100 SHTEPI...

    Përgjigju
  • Hienat: 29/10/2024 21:10

    Fashistët e "kuq nga mbrenda, hajdutët me çizme të Partisë Blu..me Shpirt të zi!

    Përgjigju
  • Beni: 29/10/2024 21:04

    Nuk kam fjale po perdor shprehjen e opozitares Kryemadhi per te gjithe ata qe dalin ne proteste jeni te tere moterfaker

    Përgjigju
  • Zhapiku: 29/10/2024 20:37

    Ça jan keta monstra keshtu mor burr.. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Kombi: 29/10/2024 20:28

    Turp per protestuesit. Inatin me Ramen e nxjerrin tek hallexhinjte dhe kerkojne qe Tu japesh voten. Keshtu sic po bejne edhe ne demokratet do ti humbin. Boll me shkaterrime dhe sjellje barbaresh, nuk na ka hije ne demokrateve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025