/ATSH/.- Panairi Virtual i Karrierës, i cili u hap sot në Universitetin e Prishtinës, këtë vit solli, mes tjerash, edhe disa risi rreth informimit për mundësitë e praktikës dhe të punësimit të të rinjve përmes një platforme virtuale.
Panair i sivjetëm është i 5-ti me radhë, i organizuar nga Qendra e Karrierës e Universitetit të Prishtinës. Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, i cili e hapi Panairin, tha se "punësimi është një ndër tri kriteret themelore të kartës së Bolonjës të cilën Kosova synon të jetë pjesë sa më parë që të jetë e mundshme. Prandaj, bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me tregun e punës dhe krijimi i mundësive për qasje të studentëve në tregun e punës është tregues se sa kemi arritur që kurikulat tona t'i përshtatim me kërkesat e tregut të punës dhe se në çfarë mase ne duhet të bëjmë ndryshime në të ardhmen në kurikulën tonë ndoshta ky do të jetë edhe përfitimi më i madh pas përfundimit të kësaj platforme virtuale".
Sipas rektorit, qëllimi primar i panairit virtual të karrierës është vendosja e kontakteve mes përfaqësuesve të tregut të punës dhe studentëve, por edhe të studentëve të diplomuar të cilët natyrisht që kërkojnë punë. Prandaj këto kontakte, sipas tij, do të mundësojnë një angazhim në punë ose punë praktike të studentëve, por edhe një shërbim për orientim dhe këshillim në karrierë për maturantët dhe studentët, si dhe do të ofrojnë një mundësi të zhvillimit të karrierës përmes mësimit joformal, siç janë kurset dhe trajnimet.
Lindita Tahiri, prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe cilësi në UP, theksoi se "Universiteti po përpiqet që të sjellë risi të cilat mundësojnë funksionim normal të arsimit".
Ndërsa drejtori i teknologjisë informative në UP, Isak Shabani, tha se Zyra e Teknologjisë, në bashkëpunim me zyrat tjera, ka bërë një punë për dixhitalizimin e shërbimeve akademike duke i bashkangjitur edhe platformës virtuale.
Ky Panair mendohet që do t'i ndihmojë shumë studentët rreth kryerjes së praktikës në institucione apo biznese të ndryshme, qofshin ato private apo shtetërore, praktikë kjo e nevojshme për aftësim për punë. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com