TIRANË, 2 Maj /ATSH/-Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, inspektoi punimet e ndërtimit të bypass-it të Rrogozhinës, ku ritmet e punës kanë filluar të rriten.
Në një kohë që projekti duhet të përfundoje në fillim të vitit të ardhshëm, ministri u shpreh se është shumë e rëndësishme që të rivleresohet projekti, vecanërisht përsa i takon nënkalimeve, pasi kjo rrugë kalon në një zonë ekonomke, bujqësore dhe nuk duhet të jetë pengesë për të ndarë në dysh aktivitetet ekonomike të kësaj zone. Autoriteti Rrugor Shqiptar është autorizuar që të shikoje mundësinë e shtesave të nënkalimeve që të mos krijojmë asnjë pengësë për aktivitetin ekonomik të kësaj zone.
Gjithashtu, Haxhinasto u shpreh se "është shumë e rëndësishme është që të panifikojmë dhe realizojmë në kohë edhe nyjet e ndryshme me hekurudhën ku ka një nënkalim hekurudhor, i cili duhet të koordinohet mirë me hekurudhën shqiptare që gjithashtu të realizohet në kohën më të shkurtër dhe mos të krijohet asnjë pengesë për transportin hekurudhor".
Duke folur për standardin e zbatimit te punimeve, Haxhinasto pohoi se "Shumë e rëndësishme eshte të respektohen standardet dhe cilësia e punimeve  duke respektuar të gjitha kërkesat e teknologjisë së ndërtimit të rrugëve për vet specifikën që ka kjo zonë e cila kalon në një zonë të ulët dhe argjilore, kështu që është domosdoshmëri për të pasur një rrugë sa më të qëndrueshme. Ky bypass është shumë i rëndësishëm për rrjetin tonë rrugor, ndonse jo shumë i gjatë, 4.7 km, krijon një lëvizshmëri shumë të mirë për aksin veri-jug të Shqipërisë, që do t'i shërbej mirë te gjithë aktivitetit ekonomik të kësaj zone". /a.ke/