TIRANË- 52 studentët e Akademisë së Sigurisë dyshohet semë 6 maj u helmuan nga makaronat e kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. Ky është rezultati i analizave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili bllokoi aktivitetin e kompanisë së kateringut “SORI-Al”, e cila nuk do të prodhojë më ushqim për Akademinë e Sigurisë, por as për disa institucione të tjera ku ajo vepronte.
Sipas AKU-së, nga nëntë mostra të marra për analiza, tetë rezultuan brenda normave, ndërsa një kampion makarona të gatshme, i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë në Sauk, rezultoi pozitive me dy bakteret. Akademia u siguronte studentëve, të treja vaktet, me katering, nga kompania SORI-Al, administratorja e së cilës po hetohet në gjendje të lirë.
Pas këtyre rezultateve, AKU ka bllokuar aktivitetin e subjektit SORI-Al, në Garnizonin “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku prodhoheshin ushqimet që më pas shpërndaheshin me katering. Kompania u gjobit me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Ndërkohë, AKU ka urdhëruar edhe bllokimin e kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, deri në dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.
"Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,
AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura. Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare. Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform", njoftoi AKU.
Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus janë baktere që shfaqen zakonisht në ushqime të përgatitura apo të ruajtura në kushte jo të mira higjieno-sanitare. Ato transmetohen përmes ushqimit të kontaminuar, duarve, pajisjeve apo sipërfaqeve të papastra dhe mund të shkaktojnë helmim ushqimor me simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë.
Administratorja Tafani ishte shpallur në kërkim nga Policia dhe pas paraqitjes në Prokurori është vendosur hetimi në gjendje të lirë, bashkë me një teknologe. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyri paraqitjeje për kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe teknologen e ushqimit Kristjana Plaka, ndonëse për to Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg.
Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Escherichia coli është një bakter që gjendet zakonisht në zorrën e njeriut, por edhe në atë të disa kafshëve të tjera me gjak të ngrohtë (homeotermike). Ky mikroorganizëm është veçanërisht i përqendruar në zorrën e trashë.
Si transmetohet apo si mund të infektohemi?
Në fjalë të thjeshta Escherichia Coli favorizohet nga mosrespektimi i rregullave te higjienës në përpunimin e ushqimit, duart e palara, enët apo ambient I papastër në trajtimin e ushqimit. Edhe trajtimi jo i përshtatshëm termik i ushqimeve konsiderohet një nga shkaqet që favorizojnë Escherichia Colin
Stafilokokët zakonisht gjenden në lëkurë, hundë, fyt dhe ndonjëherë në zorrët e 20-30% të individëve të shëndetshëm.
Infeksioni stafilokok zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit me një person të infektuar ose sipërfaqeve të kontaminuara (p.sh., doreza dere, butona ashensori, mbulesa jastëkësh, peshqirë, etj.).
Stafilokokët mund të transmetohen edhe nëpërmjet ushqimit të kontaminuar kur trajtimi i ushqimit është bërë nga njerëz me infeksione stafilokokësh të lëkurës.
Pra në të dyja rastet duket se elementi kryesor është mungesa e kushteve të përshtatshme të higjienës, si në mjediset ku është përpunuar ushqimi ashtu dhe të personave që e kanë trajtuar
Por sipas ekspertëve, për të zbuluar shkakun real të infektimit të studentëve, më domethënëse janë përgjigjet e analizat që u janë bërë atyre, të cilat nuk janë bërë publike.
Komente











Te q robt Nikolin ilaçe e gjilpera i befsh ato lek, ne menu jane tjeter artikuj ndersa ti i ushqen me pilaf pulash, makarona te thata dhe fasule te skaduara, mish brazilian e fruta perime 30 leke kilia, tu q robt maskara bashke me ata qe ndan leket
PërgjigjuJam shume Dakord
I duhet hequr licenca kompanise SORI-AL dhe duhet proceduar penalisht,mbi bazen e analizave te AKU. TUNG.
PërgjigjuTri herë rresht Studentët e Akademisë Shqiptarise rrezikohen me jëtë nga ushqimi....kontigjenti më i vlerë i SIGURISË KOMBËTARE.Sqipëria dhe siguria saj në rrezik serioz.
Përgjigju