Avokati Idajet Beqiri u ndal gjatë diskutimit në ”Studio Live” në Report Tv  te pasuritë e fëmijëve dhe të afërmve të Berishës. Avokati tha se shqiptarët duan nga SPAK që këto të konfiskohen dhe t’u kthehen atyre.

“Duhet të hetosh edhe rrethin familjar të Berishës. Sa dyqane ka në Bllok nusja e Shkëlzenit, Shkëlzeni vetë e të tjera me radhë? Kush i ka dhënë me qira vilat që kanë qenë atje? Kush i administron ato? Kush paguan atje? Për kë paguajnë të gjitha ato lokale që janë atje? Si ia dha 9-katëshin Sali Berishës ky i Toptanit? Dhe një kat të tërë të kullës te stadiumi? Për çfarë ia fali ky person, biznesmen, disa i thonë edhe oligark, mbi ç’bazë? Do të shkosh te fëmijët e tij, te pasuritë e tyre. Ke një fermë të madhe në Priskë, e di gjithë fshati që është i Argita Berishës, me punëtorë që e ruajnë, e mbjellin, e korrin, e shijnë. Ke mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçanin. Ke Rolling Hills, me çfarë e bëri? Edhe mjaft pasuri të tjera që këta nuk po shkojnë. Shqipëria dhe shqiptarët këto duan prej SPAK-ut. Duan që të konfiskohen pasuritë dhe ktheja popullit”, u shpreh Beqiri.

 


Lajmi kryesor:

Hetimi i SPAK për familjen Berisha, avokati në “Studio Live”: Aferat kapin vlerën 20 mld dollarë! Po 6 milionët e LaCivitas nga dolën?