Historia e skandalit me autostradën Tiranë-Elbasan, roli i Berishës dhe drejtorëve të PD-LSI, si ndryshoi kontrata 12 herë, zinxhiri i shkeljeve që pasuan faturën e fundit në arbitrazh 44 mln USD

Një vendim i Gjykatës së Arbitrazhit, i cili detyron shtetin shqiptarë t’u paguajë kompanive Copri dhe Aktor 44 milionë USD në formë dëmshpërblimi nga paratë e taksapaguesve, ka rikthyer debatet dhe polemikat rreth skandalit të ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Partia Demokratike akuzon qeverinë si përgjegjëse për humbjen e gjyqit, ndërsa qeveria aktuale identifikon si përgjegjëse qeverinë e PD-së që nënshkroi kontratën fillestare me Copri dhe Aktor  për ndërtimin e autostradës në vitin 2012 dhe sidomos zyrtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në krye të Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, në periudhën 2013-2017, të cilët hynë në bisedime dhe ndryshuan kontratën me kompanitë, në dëm të buxheti të shtetit.

Berisha inaguron nisjen e punmeve 24 prill 2012

Po si qëndron e vërteta e skandalit të autostradës Tiranë-Elbasan që ka prodhuar së fundmi edhe faturën 44 milionë USD? Në 13 shkurt të vitit 2012, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me në krye Andi Tomën e PD-së nënshkroi kontratën me kompanitë Copri-Aktor për ndërtimin e autostradës me kosto totale 293 milionë USD. Projekti, siç rezultoi më pas, ishte me defekte serioze, ndryshoi herë pas here, s’kishte monitorim, transparencë dhe përgjegjësi. Kontrata ndryshoi 12 herë dhe kostoja u rrit nga 293 milionë USD në 450 milionë USD, duke përfshirë specifikime teknike, zgjatje afatesh, ndryshim vlere dhe ndryshim të kushteve të përgjithshme etj.

 Relacioni për koston shtesë miratuar në prill 2017

 Relacioni për koston shtesë miratuar në shtator 2018

 

Papërgjegjshmëri dhe llogari elektorale

Në vitin 2012, qeveria ‘Berisha’ u vuri kusht kompanive që punimet të përfundonin para zgjedhjeve të 2013, me qëllim për ta përdorur investimin në fushatë. Në 24 prill të vitit 2012, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, inauguroi nisjen e punimeve dhe deklaroi bashkimin e Tiranës me Elbasanin para zgjedhjeve të 2013.

Ndërtimi i rrugës u kthyet në kryefjalë të retorikës dhe fjalimeve të Berishës që nga prilli 2012 deri në qershor të 2013, kur do të niste edhe zbulimi i një prej abuzimeve dhe mashtrimeve qeveritare më të mëdha të pluralizmit shqiptar. Në 10 korrik të 2012, Berisha shembi murin e tunelit të Kërrabës, duke u mburrur me avancimin e punimeve 6 para afatit të paracaktuar, ndërsa tha: “Zotohem se në gjysmën e parë të vitit 2013, Tirana dhe Elbasani do të bashkohen”.

Vendimi i Dashmir Xhikës së LSI për të pranuar ndryshimet në projekt dhe kostot shtesë të kompanive në mars të 2016 

 

Inaugurimi i një rruge në mes

Në 16 qershor të 2013, pra disa ditë para zgjedhjeve parlamentare, Sali Berisha inauguroi hapjen e Tunelit të Kërrabës, ndërsa tha se “Urime më vëllazërore për këtë ditë e cila do të mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale, e krenarisë sonë kombëtare sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave...”. Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se “Kur Sali Berisha thotë do ta bëjmë rrugën, tunelin, rruga dhe tuneli bëhet. Ne sot jemi në një mrekulli mahnitëse të infrastrukturës”.

Berisha inauguron tunelin e Kërrabës 16 qershor 2013

Deri në momentin e inaugurimit të tunelit, ministria përgjegjëse drejtohej nga Sokol Olldashi, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar nga Andi Toma, i arrestuar më pas si dhe më një histori tjetër abuzimi, atë të Rrugës Durrës-Kukës, për të cilën u mor i pandehur bashkë me Lulzim Bashën.

 Nisja e diskutimeve në Kuvend për miratimin e huas për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan

 

Mashtrimi me përfundimin e rrugës për arsye elektorale

Autostrada Tiranë-Elbasan nisi në 2012 e planifikuar për t'u kryer për 16 muaj, por përfundoi në vitin 2019. Pas inaugurimit nga ana e Berishës në qershor 2013, kompania kërkoi kohë shtesë deri në dhjetor 2015 për të përfunduar punimet, ndërsa sipas vlerësimit të supervizorit, data e përfundimit të projektit është 30 shtator 2016. Çorba me autostradën konstatohet tashmë nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i datës 7 shtator 2016. Në këto rrethana, u zhvillua një takim mes donatorit Bankës Islamike për Zhvillim, supervizorit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit e Infrastrukturës, u vendos që 85 % e punimeve të përfundojnë deri në muajin dhjetor 2016 dhe pjesa tjetër deri në muajin mars 2017. Në krye të ARSH tashmë ishte përfaqësuesi i LSI, Dashamir Xhika, ndërsa ministër i Transporteve ishte Edmond Haxhinasto, i cili e mbajti këtë detyrë deri në 7 shtator 2016.

Ndryshon projekti rrugës dhe rritet kostoja

Sipas KLSH, projekti origjinal i autostradës rezultoi me mangësi, ku si pasojë u kërkuar miratimi i shumë ndryshimeve, duke rritur koston e rrugën në të gjitha segmentet. Çuditërisht, sipas KLSH, edhe projekti i dytë për të korrigjuar të parin, kishte mangësi serioze. “Ndryshimet e projektit origjinal, kanë rritur koston e projektit për zbatimin e punimeve, por dhe të shërbimeve konsulente. Përfshirja e zërave të rinj në zbatimin e punimeve dhe ndryshimet në projekt ndikojnë negativisht në zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve”. Deri në shtator 2016, vlera e kontratës për segmentin e parë, nga Sauku tek tuneli, u rrit me 26 milionë USD. Një zinxhir kostosh të tjera nisën të parashikoheshin nga dy kompanitë në bashkëpunim me ASHR, përfshirë ndërhyre në Mullet, rrëshqitjet në Ibë, lëvizjet e shtyllave të tensionit të lartë në Mullet etj.

Dy kompanitë abuzime për të fituar para, askush nuk i kontrollon

Ndryshohet projekti, rritjen koston dhe punimet nuk i kontrollon më askush. Nga administrimi i dokumentacionit, KLSH ka konstatuar se nuk bëheshin më kontrollet e nevojshme, teste dhe matje të punimeve të paraqitura nga dy kompanitë si të realizuara. Gjithashtu dherat janë hedhur në mënyrë të paligjshme si dhe nuk po mbilleshin pemët për zonën e shpyllëzuar. Gjithashtu, janë certifikuar sipërfaqe të asfaltuar më shumë se sa në realitet. Një zinxhir abuzimesh tjetë janë konstatuar me uljen e standardeve të punimeve, që të gjitha të mbuluara me para nga dega e financës pranë ARRSH, me në krye drejtorin Dashamir Xhika të LSI-së.

1.6 milionë USD kosto e veprimeve aventureske e kompanive

Copri-Aktor kanë realizuar disa punime në Kodrën e Mulletit, sipas projektit të ndryshuar nga vetë nëpërmjet vlerësimit inxhinierik). Për këto punime kompanitë kanë marrë edhe 1.6 milionë. Sipas KLSH, dy kompanitë duhet të kthenin paratë, pasi punimet i kanë bërë në mënyrë të paligjshme, ndërhyrjet kanë kanë rezultuara difektoze dhe me rrezik shembje të skarpateve për shkak të pjerrësisë së madhe. Për rrjedhojë duhet të ribëheshin edhe një herë punimet.

Roli i Haxhinastos, ndryshon për herë të tretë projekti

Edmond Haxhinasto, me urdhrin nr. 110, datë 03.08.2015, ka ngritur një bord drejtuesish, duke pranuar një tjetër ndryshim të projektit nga dy kompanitë, e cila konsiston në një gjeometri të re të gjithë gjatësisë së Mulletit, duke aplikuar pjerrësi më të buta për skarpatat. Këshilli Teknik i ARRSH me në krye Dashamir Xhikën ka vendosur me 23 shkurt 2016, miratimin e ndryshimit me kosto 9,7 milionë USD. Nga ana e Supervizorit dhe e Njësisë së Menaxhimit të Projektit është miratuar edhe ndryshimi i projektit për rrëshqitjen e Ibës me vlerë 8,606,189.4 USD.

Konkluzioni i KLSH për autostraden Tiranë-Elbasan

 

Ikën Haxhinasto, vjen Sokol Dervishi, skandali vijon

Në shtator të 2016 largohet Emond Haxhinasto dhe në vend të tij emërohet Sokol Dervishi, ndërsa Dashamir Xhika, drejtori që u mor në mbrojtje nga Monika Kryemadhi, vijonte drejtimin e ARSH. Në mars të vitit 2017, Sokol Dervishi dhe Dashamir Xhika vënë në lëvizje qeverinë, për të miratuar përmes Kuvendi një fond shtesë prej 35 milionë USD, shumë e cila do të përdorej për stabilizimin e pesë segmenteve të vogla ku kishte shembje nga Lundra deri në hyrje të tunelit. Deputetët e PS e kundërshtuan propozimin, por megjithatë miratuan një muaj më pas marrëveshjen me Bankën Islamike për Zhvillim për të garantuar fondin. “Nevoja për financim shtesë ka ardhur si rezultat i problematikave të shumta që janë hasur gjatë zbatimit të këtij projekti”, thuhet në relacionin e ligjit të miratuar.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skandalin me autostradën Tiranë-Elbasan, të gjitha shkeljet deri në 2016

Ikin njerëzit e LSI, por gropa mbetet

Pas ardhjes së Damian Gjiknurit në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministria bëri një auditim, ku konstatoi 53 milionë euro dëm ekonomik. Në bazë të këtij auditi, u arrestua Dashamir Gjika, i cili më pas arriti të lirohej me vendime gjykatash, ndërsa sot ka nisur fushatën për LSI.

Pse u ngrit padia për dëmshpërblim

Kompanitë kanë ngritur dy pretendime nē Arbitrazh. Në 17 maj 2015 kanë ngritur pretendime për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në segmentin nga tuneli në Elbasan. Në 11 dhjetor 2015 ka ngritur pretendimi për kosto të tjera shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në segmentin e parë. Kompanitë kërkuan nga shteti shqiptar 44 milionë dollarë si dëm të shkaktuar nga ARRSH. Këto pretendime janë përtej të gjitha amendimeve të paligjshme të kontratës, pranimit të kostove shtesë dhe ndryshimit të projektit.

Në korrik të 2017, ARRSH me në krye Dashanir Xhikën e LSI firmosi dy amendime në kontratë me kompanitë, që lejonin gjykimin e mosmarrëveshjes me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht. Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan Albens Alite dhe ARRSH Dashamir Gjika, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit. Qeveria shqiptare dërgoi dy ekspertë, të cilët konsideruan si të paligjshme veprimet e ARRSH, por këto pretendime u hodhën poshtë nga Rbitrazhi.

Ndërkaq, në shtator të 2018, qeveria dërgon për miratim një marrëveshje huaje me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar në shumën prej 16 000 000 USD, për disa riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan. Riparimet ishin jashtë kontratës me kompanitë Copri dhe Aktor. Dy kompanitë kishin krijuar një borxh prej 40 milionë USD tek palët e treta në Shqipëri, ndërsa nisën të dilnin urdhra përmbarimi për bllokim llogarish, situatë e cila duket se përshpejtoi largimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 11/09/2020 09:23

    Uji nga burimi del i kulluar por turbullohet rruges.Keshtu thonin ne kohen e dulles per te na e bere Enverin shenjt.Po kjo taktike po ndiqet dhe sot per te na e nxjerre Ramen shenjt.Po si ka mundesi qe e paska fajin LSI-ja dhe nuk paska asnje faj Rama qe ishte kryeminister dhe i drejtonte keta ministra hajduta?!Nuk e kuptoj ku jetojme ne qe gjithe keto pare dilkan nga shteti dhe kryetari i shkrete nuk dinka asgje?!Po keta 4 vjetet e tjera çfar beri shteti,perse nuk e akuzoi firmen per mos zbatim kontrate por e largoi per te vendosur miqte e tyre?

    Përgjigju
  • bilali: 11/09/2020 08:45

    KESAJ I THONE PIRDH SE LIROHESH, PERSE NUK U ARRESTUAN KRYESORET POR MERREN ME MILINGONA

    Përgjigju
  • saliu forever: 11/09/2020 00:52

    fajin e ka saliu. aii e ka gjithmone...gjithmone.

    Përgjigju
  • Hahaha hahaha: 10/09/2020 20:52

    A doni ma per Belulin vitin tjeter Zoti Berisha ju Q.......in nanat shqiptarve Edhe jeni te knaqun se kshtu e doni

    Përgjigju
  • Une: 10/09/2020 18:58

    Them ja moren frymen vendit.

    Përgjigju
  • SPAKU: 10/09/2020 18:44

    Gjurmet te cojne tek KLSH-ja i atehershme, tek familja e madhe qe kerkon perqindjet dhe tek zyra ku sot shpernadahen dekoratat. Spaku te nisi fillimisht hetimet tek KLSH se atje do te gjej se ku kane shkuar milionat e kesaj rruge.

    Përgjigju
  • Tahir Tarfycia: 10/09/2020 18:39

    Ku ndodhet ky SPAKU per keto e duam mezi po presim. Shqupi hidhet me te katra kur shteti denohet 44 miljon euro . Pse te paguaj populli per kete. Te shkrij e pasurin e sali qenit me gjith zagaret e tij edhe te paguhen shkeljet e bera.

    Përgjigju
  • BBC: 10/09/2020 18:36

    Katunari Dash Xhika eshte kamikaz i Monikes. Pjesen e luanit nga fondet e shtetit e perlau familja e Metes, te tjerat i ndane çakenjte, Xhika, Haxhinasto dhe hienat e tjera. Madje Monika i dergoi hajdute ne shtepi Haxhinastos sepse dyshonte qe ky kishte fshehur nje pjese te parave te marra nga firmat dhe nuk i kishte dhene pjesen familjes Meta

    Përgjigju
  • Populli shqiptar: 10/09/2020 17:55

    Te treja partite jane fajtore per abuzimimin me miliona euro ne dem te popullit shqiptar.

    Përgjigju
  • Juristi: 10/09/2020 17:15

    Presim veprimin e SPAK se dokumentat aty jane kush ka gabuar PS apo LSI .Pse nuk vepron prokuroria SPAK apo eshte e kapur vetem per show .

    Përgjigju
  • O Berish: 10/09/2020 16:53

    O mortke ketij vendi kur do zhdukesh nga faqe e dheut... korbat te vine mbi kufomen tende dhe mos te lenshin as nje gram si ushqim per krrimbat e tokes

    Përgjigju
  • kape: 10/09/2020 16:47

    Letrat jane te gjitha. O kush do i vendosi para drejtesise? Se gjykatesit, prokuroret i kane te tyret. Ligjet po keta i ndryshojne sipas bisneseve qe kane dhe pazareve qe bejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën