Historia e trishtë e mësuese Gonxhes, shtëpinë ia shkatërroi tërmeti por ish-nxënësi e strehon në banesën e tij: Kthesa më tragjike e jetës sime

Gonxhe Voja prej vitesh është në pension. Mirëpo dashuria dhe përkushtimi me të cilën e ka bërë punën e saj gjatë viteve si mësuese kimie, ka bërë që 76-vjeçarja të mbetet shumë e dashur për nxënësit e saj.

Nënësit i kam si miq, jam e lumtur që pothuajse të gjithë nxënësit e mi sot janë të gjithë me shkollë të lartë. Kyci dhe suksesi im megjithëse sot jam 76-vjeç, kam marrëdhënie shumë miqësore me nxënësit e mi.Unë kam ndjekur një rrugë, e kam bërë mësimin me një dashuri  të paparë, e përgatitur shkencërisht dhe nxënësit I kam trajtuar të barabartë me njëri-tjetrin. Dhe nuk kam prekur nxënës me dorë, as ti shkul veshin, as flokët, as ti ofendojë” thotë ajo.

76-vjeçarja ka kaluar kohë të vështira, pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, shtëpia ku qëndronte për më shumë se 30 vite iu shkatërruar dhe u kthye në një streh të pabanueshme. E mbetur pa shtëpi, Gonxhe rrëfen se ky ka qenë momenti më tragjik në gjithë jetën e saj.

Tërmeti ka bërë kthesën më të madhe tragjike në jetën time, sepse gjithçka që e kisha ndërtuar me duart e mija në atë shtëpi është shkatërruar sepse edhe ato mobilje ato gjëra   janë prej dy vjet e ca të mbyllura atje në katastrofë mes pluhurit etj.  

Dashuria dhe respekti që ka treguar gjithmonë për nxënësit i është kthyer tashmë tek vetja mësueses në pension. Një ofertë nga ish-nxënësi i saj për ta strehuar në shtëpi, e ka ndihmuar të kalojë situatën e vështirë.

Kam pasur shumë oferta nga nxënësit e mi dhe I falenderoj shumë.Ishte oferta e nxënësit tim nga Saranda, ai e mendoi që ishte një periduhë e shkurtër  dhe të futesh në shtëpinë time, shko shihe dhe nëse të pëlqen rri dhe nëse stë pëlqen fut gjërat e tua më tha ai. Me bonusin që marr nga tërmeti fillova të investoj tek shtëpia e tij dhe ram dakord që të mos merrte qira por ta bëja shtëpinë në të banueshme. Kam 27 muaj që jam këtu dhe jam pa shpresë akoma. Bonusin e qeras e kam marr deri më tani. Por ai bonusi 180 mijë lekë smë mjafton atje kam lënë 3 dhoma dhe 1 kuzhinë.

Por për të, situata mbetet e trishtë pasi tërmeti nuk i mori vetëm shtëpinë por edhe mundësinë për të qëndruar më afër familjes, nipërve e mbesave duke i lënë një brengë të madhe në zemër.

Megjithatë e keqja e madhe është që ne jetojmë shumë të ndarë dhe ndarja largësia, moskomunikimi I shpeshtë , mosardhja e fëmijëve, e nipave,  e mbesave  ka bërë që të krijohet një brengë e madhe shpirtërore e cila është e pariparueshme.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja