/ATSH-AFP/ - Tre themeluesit e lëvizjes prodemokraci që ndryshe njihet edhe si "Occupy Central", në Hong Kong, deklaruan sot se do të dorëzohen tek policia dhe i kërkuan manifestuesve të largohen nga sheshet që kanë bllokuar prej më shumë se dy muaj.

"Ndërkohë që përgatitemi të dorëzohemi, ne që të tre i kërkojmë studentëve të tërhiqen dhe të nryshojnë natyrën e kësaj lëvizje", deklaroi kryetari i "Occupy Central", Benny Tai.
Ky territor kinez që përfiton nga një autonomi e gjerë, ish-koloni britanike u përball me krizën e tij më të rëndë politike që prej bashkimit më Pekinin në vitin 1997 dhe aktiviteti ekonomik aktualisht është shumë i turbulluar.

Manifestuesit, që kërkojnë organizimin e votimeve të përgjithshme, kanë dalë në rrugë me mijëra që prej 28 shtatorit. Numri i tyre është reduktuar ndjeshëm por ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar tre zona të Hon Kongut, duke shkaktuar vështirësi serioze në transportin publik dhe aktivitetet e ndryshme.