Horoskopi për muajin qershor
Çfarë parashikojnë yjet për ju 

Mësoni si parashikohet të jetë fati juaj për muajin qershor.
 
DASHI
Në qershor ju pret një periudhë mjaft e mirë për të njohur njerëz të rinj dhe për t’u zbavitur. Do të jeni shumë komunikues dhe kjo do t’ju ndihmojë në tensionet familjare që do të krijohen, sidomos në fund të muajit.
Nëse po organizoni ndonjë udhëtim apo pushimet, lërini më mirë në 20 ditët e para të qershorit. Muaji do të mbyllet me të papritura, që mund të prekin sferën familjare.
Dashuria- Qershori do të nisë shumë mirë, me emocione të forta dhe pasion të stuhishëm. Pastaj do të kaloni një fazë neutrale, gjatë të cilës do të reflektoni mbi nevojat tuaja, ato që keni arritur dhe ato që doni të realizoni.
Në ndonjë rast mund të vini në rrezik edhe ekuilibrat e arritur me mund. Tregoni kujdes me ndërhyrjet në jetën familjare dhe fushën e ndjenjave, sepse mund të merrni vendime që zemra juaj nuk i dëshiron. Kjo situatë do të karakterizojë si ata që janë çift, por edhe beqarët. Reflektoni mirë para se të bëni zgjedhjen tuaj.
Puna- Të qartë dhe të kujdesshëm për detajet. Këto janë pikat e forta ku duhet të përqendroheni këtë muaj për të arritur maksimumin në punë dhe për të rritur të ardhurat.
Problemet mund të shfaqen vetëm në aktivitetet që lidhen me familjen, kjo për shkak të kalimeve që do të shkaktojnë tensione dhe nuk do t’ju pengojnë marrjen e vendimeve. Nëse punoni në fushën e komunikimit ose të tregtisë do të bëni hapa përpara në karrierë.
 
DEMI
Në qershor ju presin emocione të thella dhe të forta, që mund të kenë lidhje me dashurinë, familjen ose shoqërinë.  Nëse po kërkoni të bëni njohje të reja, java e parë dhe e fundit e muajit do të jenë shumë të favorshme. Kjo periudhë është shumë e mirë edhe për pushimet.
Nëse jeni në pritje të një përgjigjeje, ose shpresoni të ndryshoni një situatë të caktuar, fati do t’ju buzëqeshë në fund të qershorit. Të favorizuara projektet personale.
Dashuria- Qershori ju premton emocione të forta, madje mund të qartësoni shumë situata në jetën tuaj. Pasioni në dhomën e gjumit do të jetë mjaft i fortë, duke ju dhuruar momente për t’u mbajtur mend.
Është momenti i duhur për të hapur zemrën tuaj, për të lënë mënjanë dyshimet dhe problemet. Duhet të jeni më të disponueshëm dhe elastikë dhe rezultatet do të tejkalojnë edhe pritshmëritë tuaja.
Puna- Do të jetë një periudhë shumë e mirë për të gjetur punë, për të ndryshuar aktualen, si dhe për të rritur të ardhurat. Duhet të impenjoheni fort, të sakrifikoni edhe kohën tuaj të lirë, por në fund do t’ia vlejë prandaj mos u tërhiqni pas.
Rastet më të mira do t’ju paraqiten në fillim të muajit, kështu që përvishni mëngët dhe vihuni punës.
 
BINJAKËT
Në përgjithësi, qershori do të jetë një muaj i këndshëm. Do të jetë i mbarë që në nisje, ndërsa mesi i muajit do të jetë mjaft dinamik. Periudhë e përshtatshme për pushimet do të jetë mesi i muajit, madje edhe jeta sociale do t’ju ecë vaj në këtë periudhë.
Raportet në familje do të jenë shumë të mira, prandaj mund të diskutoni edhe për çështje që më parë kanë ngjallur polemika.
Dashuria- Qershori do të nisë mjaft mirë, por më pas do të hyni në një periudhë qetësie, që do t’ju shtyjë drejt reflektimit. Nëse jeni në kërkim të emocioneve të forta do t’ju duhet të prisni.
Ideale për ju do të jetë të shfrytëzoni energjinë që ju dhurojnë planetet për të përmirësuar jetën sociale, dialogun me personat e dashur, sepse kështu mund të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga dashuria, nga raportet në çift, apo aventurat.
Puna- Lajme të mira në fushën profesionale. Qershori nuk paraqitet si një periudhë me të reja fantastike, por fakti që do të jeni mjaft komunikues do t’ju ndihmojë të dilni në pah dhe të shërbeni si negociatorë në marrëveshjet profesionale.
Me paratë duhet të tregoheni kursimtarë, më mirë mbani disa para mënjanë.
 
GAFORRJA
Më në fund ju pret një periudhë më e qetë për të konkretizuar projektet familjare dhe ato personale, dhe pse jo, edhe të shijoni zbavitjet dhe argëtimet që ju ofron stina e verës. Udhëtimet dhe pushimet do të jenë në plan të parë.
Shumë të mira për ju do të jenë java e parë dhe e fundit e muajit, shfrytëzojini për të njohur njerëz të rinj. Do të jeni plot grintë dhe shumë dinamikë në qershor. Fundi i muajit ju premton ditë mjaft të mbara, prandaj përfitoni!
Dashuria- Thojini lamtumirë paqartësive që keni në sferën e ndjenjave, pasi do të zhduken së bashku me Afërditën që ndodhet tek Dashi, në ditët e para të muajit. Perëndesha e dashurisë do të kalojë tek Demi më pas, nga ku do t’ju ofrojë emocione të forta, që muajt e fundit ju kanë munguar.
Cilado qoftë nisja, ngadalë-ngadalë pasiguritë dhe dyshimet do të zhduken dhe do të kuptoni çfarë doni dhe si t’i realizoni. Qershori do të mbyllet me një surprizë të bukur…
Puna- Edhe pse keni Jupiterin kundër dhe do të keni disa pasiguri në sferën ekonomike (fitimet e mëdha që prisnit, do të rrudhen disi), qershori do t’ju garantojë një periudhë mjaft të favorshme për zhvillimin profesional.
Mërkuri që kontrollon komunikimin, raportet dhe tregtinë, do t’ju pajisë me zgjuarsi, sidomos në pjesën e parë të qershorit; ndërkohë mesi i muajit do t’ju garantojë mundësi për angazhimin në projekte që kërkojnë kreativitet. Dinamizmi dhe grinta nuk do t’ju mungojnë gjatë qershorit.
 
LUANI
Tensionet në jetën familjare mund të shkaktohen nga të papriturat, ndërsa në jetën shoqërore mund të keni qejfmbetje me miqtë. Por në qershor ju presin edhe gjëra të bukura që lidhen me ndonjë telefonatë të papritur ose situata që mund të kthejnë për mbarë.
Gjithsesi do t’ju duket sikur ju mungon diçka. Faji është i Afërditës që do t’ju shkaktojë një gjendje pakënaqësie përsa i përket emocioneve. Kjo nuk do të thotë që vërtet ju mungon diçka…
Dashuria- Shfrytëzoni mirë javën e parë të muajit, me Afërditën dhe Marsin që i keni në anën tuaj dhe do t’ju falin emocione të sinqerta. Do të gjeni dakordësi për ndonjë problem si dhe do ta lini veten të lirë të provoni dashurinë.
Problemi që do t’ju shqetësojë në qershor, të paktën në ditët në vijim, do të jetë pikërisht ky; të mos qënit spontan. Do të tentoni të mbysni emocionet që ndërgjegja juaj nuk i aprovon, ose do t’i fshijë. Një këshillë; mos bëni sikur nuk e dini se për çfarë vuan zemra juaj!
Puna- Mesi i muajit do të jetë periudha më interesante për të mbyllur marrëveshje të rëndësishme, për të gjetur punë ose për të ndryshuar punën aktuale. Mundësi shumë të mira edhe për biznes, apo investime.
Yjet ju këshillojnë të mos tregoheni impulsivë dhe të padurueshëm në javën e parë të muajit, ndërsa në javën e fundit mund të tregoheni të pa vëmendshëm. Jupiteri, Saturni dhe Urani do t’ju ofrojnë mbështetje maksimale.
 
VIRGJËRESHA
Megjithëse me ulje e ngritje, ky muaj do t’ju ofrojë mundësi të mira në shumë aspekte të jetës. Gjithsesi disa kundërshti ju presin në familje, dashuri ose projekte personale.
Rrini të qetë, në fund të muajit, sapo Dielli dhe Mërkuri t’ju favorizojnë, gjërat do të marrin për së mbari dhe problemet me të cilat je përballur në të kaluarën do t’ju duken shumë të largëta. Për vendimet dhe zgjedhjet e rëndësishme, prisni me durim këtë periudhë, sepse gjërat do të rregullohen vetë.
Dashuria- Ditët e para të muajit do të jenë të ngarkuara me tension, ndërsa erosi do të lërë për të dëshiruar. Pas pak ditësh, më parë Marsi dhe më pas Afërdita do të kalojnë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe do t’ju shërojnë zemrën.
Një sugjerim i vogël nga yjet: dëgjoni më shumë instiktet dhe zemrën, e më pak mendjen, pasi në mes të muajit mund t’ju turbullojë idetë. Më shumë sensualitet, më pak racionalitet dhe ditët e fundit të muajit do të jenë shumë frytdhënëse për ju.
Puna- Gjithë këta muaj, me Saturnin kundër, keni mësuar të përballeni me vështirësitë dhe sidomos keni mësuar të njihni më të miri difektet dhe limitet tuaja. Edhe gjatë qershorit do të hasni disa vështirësi, por bëhet fjalë për situata kalimtare që do t’u gjeni shpejt zgjidhje.
Shumë shpejt, në fund të muajit ju presin situata favorizuese, momente të këndshme, madje edhe biznese fitimprurëse që mund t’ju rregullojnë aspektin ekonomik. Kështu që impenjohuni fort dhe mos u dekurajoni; mund t’ia dilni!
 
PESHORJA
Qershori ju ofron situata të këndshme, por edhe irrituese. Anë e mirë është fakti se do të jeni shumë komunikues, gjë që do t’ju ndihmojë t’i zgjidhni më së miri të papriturat që do të shfaqen. Udhëtimet dhe jeta sociale do të shkojnë më së miri, sapo stina e verës do të nisë zyrtarisht.
Në fund të qershorit do të ndiheni më pak brilantë, ndoshta për shkak të disa problemeve personale ose familjare që do të ndikojnë në humorin tuaj. Ditët e fundit të muajit qëndrojini larg diskutimeve, sepse mund të marrin një kthesë shumë të rrezikshme!
Dashuria- Zemra juaj mund të pushtohet nga ndjenja kundërshtuese, të paqarta dhe irrituese. Nëse gjërat shkojnë kështu merreni lehtë, mos mendoni shumë dhe shfrytëzoni mundësitë për të biseduar me miqtë, për t’u zbavitur ose për të ndjekur interesat tuaja.
Nuk do të mund t’i ikni ndjenjave, por në këtë periudhë nuk do t’i keni idetë e qarta. Nga ana tjetër qershori mund të tregohet i paparashikueshëm, t’ju rezervojë surpriza të papritura; prandaj pritini të gjitha këto me qetësinë më të madhe, cilado qoftë gjendja juaj shpirtërore.
Puna- Pavarësisht ndonjë tensioni, në pjesën më të madhe të qershorit do të kaloni situata të favorshme në punë si dhe përsa i përket parave. Do të dini të ktheni situatat në favorin tuaj, madje edhe ato më të komplikuarat. Do të keni gjithnjë përgjigjen e duhur, dhe kjo do ju favorizojë në arritjen e rezultateve të shkëlqyera.
Por në fund të qershorit, qartësia juaj do të zbehet disi, dhe mund të jeni shumë irritues. Bëni kujdes ndaj gafave që mund të bëni dhe tregoni kujdes në marrëdhëniet me shefin, ose ndonjë klient të pakënaqur.
 
AKREPI
Grinta juaj këtë muaj do t’i lërë të gjithë pa fjalë. Do të keni përherë gati përgjigjen e duhur, për çfarëdo lloj situate; nëse dikush do të përpiqet t’ju pengojë me ironinë tuaj do t’i tregoni vendin.
Gjithsesi përmbahuni. Nëse do tregoheni shumë agresivë, kjo gjë mund të shkaktojë keqkuptime, sidomos në familje ose me partnerin. Qershori do të mbyllet me të reja interesante, ndoshta një udhëtim, ose do të njihni njerëz të këndshëm.
Dashuria- Marsi tek Gaforrja do të ndezë pasionin dhe kurajon, ndërsa Afërdita tek Demi do t’ju bëjë pasionantë, por edhe xhelozë, dyshues dhe krenarë. Me këta tregues, qershori paraqitet një muaj që do të lërë shenjë, në zemrën tuaj, por pikë së pari në zemrat e të tjerëve.
Me siguri do të përjetoni ndjenja të fuqishme, por bëni kujdes në ditët e para të qershorit, pasi mund t’ju mungojë qartësia. Gjithsesi mos u shqetësoni! Në fund të muajit do t’i keni idetë e qarta, ndërsa zemra dhe mendja do të dinë çfarë duan.
Puna- Pavarësisht ndonjë vështirësie, nuk do ju mungojnë kurajo dhe vendosmëria për t’u përballur me situatat dhe për të gjetur zgjidhje. Qershori nuk do të jetë një muaj shumë i favorshëm për paratë, do të djersisni shumë për të arritur rezultate.
Gjërat do të thjeshtohen me kalimin e Mërkurit tek Gaforrja, kalim që do të ndodhë me 21-22 qershor. Ky dhjetëditësh i fundit i muajit mund të jetë shumë i favorshëm. Impenjohuni dhe rezultatet nuk do të vonojnë.
 
SHIGJETARI
Muaji do të nisë pa energjinë e duhur, për shkak se ndiheni i lodhur nga problemet në familje ose me partnerin, por ngadalë-ngadalë situata do të ndryshojë, për t’u përmirësuar në fund të muajit. Tregohuni të kujdesshëm me komunikimin, keqkuptimet dhe gafat, që mund të vënë në rrezik edhe lidhjet më të forta.
Tregohuni të drejtpërdrejtë, por jo të prerë; kështu do të evitoni grindje të forta në situatat e tensionuara që do të shfaqen. Nëse projektet tuaja do të vonojnë të konkretizohen, tregohuni të durueshëm. Momenti juaj do të vijë, por tani për tani përgatisni terrenin.
Dashuria- Sikur jeni në mes të një stuhie! Kështu do të ndiheni në fillim të muajit. Por kur stuhitë hormonale të pushojnë, do t’ju mbeten dyshimet dhe keqkuptimet. Mendimet jo fort të qarta do ju bëjnë konfuzë, nuk do dini si të reagoni.
Gjithsesi do të jenë situata kalimtare. Në fund të muajit do t’i gëzoheni qetësisë. Në përgjithësi, qershori nuk do të jetë një muaj për t’u mbajtur mend për çështjet e zemrës, por do të kuptoni shumë situata e do qartësoni shumë nga emocionet që provoni.
Puna- Edhe pse do të ndiheni i mbrojtur nga Jupiteri dhe Urani, duhet të përballeni me ndikimin negativ të Mërkurit, që në mes të muajit do t’ju bëjë konfuzë ose shumë impulsivë dhe të padurueshëm.
Kjo mund të ndikojë në përkeqësimin e raporteve në punë. Prandaj tregohuni të qetë; do të jetë më mirë ta shtyni për pak kohë marrjen e vendimeve, ose në rast se bëhet fjalë për ndonjë vendim urgjent këshillohuni me ndonjë profesionist, ose mik të besuar.
 
BRICJAPI
Jeta sociale do të jetë në plan të parë në fillim të muajit. Është një periudhë e mirë për të nisur pushimet, qoftë edhe një udhëtim të shkurtër.
Përsa i përket marrëdhënieve familjare, qershori do të jetë një periudhë pak e pazakontë. Nga një anë do të shfaqni emocione spontane, gjë që zakonisht e keni të vështirë ta bëni, nga ana tjetër do të keni momente acarimi dhe nervozizmi. Kujdes në fund të muajit, kur ndonjë mosmarrëveshje mund t’ju prishë harmoninë. Mos u tregoni agresiv!
Dashuria- Pavarësisht pozicionimit të Afërditës tek Demi, që do t’ju qetësojë zemrën, Marsi tek Gaforrja do t’ju bëjë polemikë përgjatë gjithë muajit. Bëni kujdes me sjelljen tuaj në shtrat, pasi mund të bëni zgjedhje që zemra juaj nuk i aprovon.
Çfarë të bëni? Afërdita do nxjerrë në pah anën tuaj të ëmbël, prandaj lërini të lirë ndjenjat dhe vini mënjanë sugjerimet e mendjes.
Puna- Mërkuri tek Demi, gjatë javës së parë të muajit, do t’ju bëjë shumë energjikë dhe do t’ju falë zgjuarsinë e nevojshme për të rregulluar axhendën për të gjithë muajin, si dhe për të mbyllur marrëveshje të rëndësishme.
Shfrytëzoni mirë energjinë planetare të fillim muajit; javët e tjera do të karakterizohen nga ulje e ngritje, ndoshta për shkak të impulsivitetit ose padurimit që tregoni. Në fund të muajit kujdes nga gafat, gabimet, keqkuptimet dhe zgjedhjet e gabuara.
 
UJORI
Pavarësisht nisjes pak të vështirë përsa i përket raporteve me të tjerët, qershori ju ofron një periudhë të artë për të bërë njohje të reja, për t’u zbavitur, për t’u nisur në udhëtim e për t’ju gëzuar sa më mirë stinës së verës. Do të jeni shumë socialë dhe kuriozë, ndërsa emocionet do të jenë shpesh kontradiktore, duke iu lënë pak të paqartë.
Por nga ana tjetër, projektet familjare do të favorizohen nga fati. Kështu që në përgjithësi, ju pret një periudhë shumë e mirë!
Dashuria- Afërdita do t’ju inkurajojë në fillim të muajit, dhe së bashku me Marsin do ju ndihmojë të keni një nisje të shkëlqyer. Shfrytëzojini mirë këto ditë, sepse mbështetja e dy planeteve nuk do të vazhdojë gjatë dhe mund të përballeni me pakënaqësi, paqartësi, emocione të kundërta, të cilat nuk do arrini t’i kuptoni mirë.
Paqartësitë, nëse vijojnë gjatë, mund të jenë pozitive, nëse shfrytëzohen për të hedhur dritë mbi gjërat që ju mungojnë. Uljet e ngritjet e qershorit do t’i përballoni më së miri, nëse do t’i shihni gjërat në këtë këndvështrim. Erosi do të jetë shumë pasionant në fillim të muajit.
Puna- Në punë dhe në raportet profesionale, qershori do të nisë pak keq. Kjo sepse ju nuk do t’i keni idetë e qarta, ose për shkak të ndonjë gabimi ose të papriture. Por, pas 7 ditëve të para, gjërat do të ndryshojnë. Karriera, biznesi, të ardhurat, investimet, sipërmarrjet, të gjitha do të shkojnë në drejtimin e duhur.
Kalimet e favorshme të planeteve do jua lehtësojnë gjërat. Nëse jeni në punë, prisni lajme të mira, sepse mund t’ju njohin meritat. Nëse kërkoni punë, mund të jetë momenti i duhur.
 
PESHQIT
Pavarësisht nervozizmit të brendshëm, qershori do të jetë një muaj i shkëlqyer, që do t’ju lejojë të sistemoni shumë çështje të mbetura pezull, të lidhura me familjen ose shoqërinë. Humori do të jetë shumë i lëkundur, megjithëse nuk do të mungojnë ditët kur do të buzëqeshni dhe do të jeni plot besim.
Sapo Mërkuri dhe Dielli të kalojnë tek Gaforrja, do të bëni hapat përpara në të gjitha fushat. Ju pret një fund muaji fantastik!
Dashuria- Mundohuni t’i kaloni tensionet e fillim muajit, sepse qershori ju premton një muaj shumë të mirë për ndjenjat. Afërdita dhe Marsi, njëri pas tjetrit, do të jenë shumë favorizues për shenjën tuaj dhe ju premtojnë emocione të forta dhe përjetime që do të mbeten në mendje.
Ju presin ditë gjatë të cilave do t’i gëzoheni dashurisë në të gjitha format e saj. Mundohuni të mos vini logjikën në punë në javën e dytë dhe të tretë të muajit, sepse mund t’ju bëjë të ndiheni plot dyshime dhe të humbisni gjërat e bukura që ju premton qershori.
Puna- Mërkuri do të jetë barometri juaj përsa i përket sferës profesionale dhe parave. Java e parë e qershorit parashikohet e mirë, mund të lidhni marrëveshje të rëndësishme ose ortakëri të suksesshme duke hedhur hapa të sigurt përpara.
Në mes të muajit, ndryshon situata, do t’i rishihni projektet tuaja, pasi gabimet, të papriturat ose pakënaqësitë mund t’ju prishin punë. Bëni durim! Java e fundit do të jetë shumë e mirë duke ju rezervuar surpriza të këndshme.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave