Humbi garën për kreun e PD-së, Elezi në Report Tv: Procesi i votimit pati probleme! Vëzhguesit e mi kishin presion, 20 prej tyre u tërhoqën

TIRANË- Një ditë pasi humbi garën përballë Sali Berishës për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur në Report Tv për procesin e zgjedhjes të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Elezi tha në se procesi ka patur probleme.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi tha se vëzhguesit e tij në qendrat e votimit kanë pasur presione dhe 20 prej tyre janë tërhequr për shkak të frikës që kishin se mos shpalleshin armiq brenda partisë së tyre. Ai shtoi se vetëm një ditë para zgjedhjeve është informuar për rritjen e numrit të qendrave të votimit.

“Ka pasur vazhdimisht ndaj vëzhguesve trysni, që të mos marrin pjesë të jenë vëzhgues, 20 persona kanë refuzuar. Është fryma e organizmit e trysin individin të marrë pjesë se ka frikë të shpallet armik brenda partisë së vet. U njoha me numrin e qendrave të votimit një ditë para zgjedhjeve. E ke të vështirë për të gjetur personat për t’i mbuluar. U shtuan një ditë përpara rreth 20 e ca qendra. Kukësi ka qenë një qendër votimi u bë tre”, tha Elezi në Report Tv.

Duke u ndalur në problematikat, Elezi u shpreh se koha për të zhvilluar fushatën u shkel, duke theksuar se ka arritur të takojë vetëm ¼ e anëtarësisë gjatë fushatës. Ai shton se lista e anëtarësisë që ka votuar nuk saktësuar.  

“Për garën që kam zhvilluar unë, ka qenë me fokus të drejtpërdrejtë një platformë që e kam zbërthyer para medias dhe anëtarësisë, as në ¼ e degëve nuk munda të organizoj takime. Besoj që ky ka qenë një model, edhe votëbesimi jo i pritur,  kam pritur një numër më të madh votash. Koha u shkel, fakti që u futën në zgjedhje pa lista të saktësuara, mungesa e debatit se bën diferencën, nuk ka një hallkë brenda PD (gjykatë e brendshme), që për një ankese ti drejtohesh dhe të të japin një vendim të argumentuar, për shumë elementë i jam drejtuar komisionit dhe rithemelimit dhe nuk kam marrë përgjigje”, u shpreh Elezi.

Sa i përket mungesës së debatit me Berishën, Elezi tha se ai iu shmang debatit, ndërsa bëri një krahasim me takimet e secilit me demokratët. Ai thotë se Berisha gjatë fushatës nuk ka prezantuar asnjë platformë për riorganizimin e PD-së dhe programin sesi do të rrëzojë Edi Ramën.

“Së pari di të them që debatin që nuk e zhvillova me Berishën, e kam diskutuar me anëtarësinë dhe një pjesë të mirë të demokratëve që zhvilluam debat. Në takimet e Berishës është bashkëbiseduar në formën e mitingut, unë për platformën. Besoj se kjo ka qenë diferencë në këtë, Berisha nuk paraqiti platformë, veprimet që do ndërmarrë, aksionin politik për rrëzimin e sistemit që ne pretendojmë ta rrëzojmë në zgjedhjet e 2025”, vijoi ai.

Pavarësisht humbjes, Elezi tha se nuk do të largohet nga Partia Demokratike.  Kjo akuzë e Elezit në Report Tv, vjen një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura nga Komisioni i Rithemelimit, ku Sali Berisha fitoi duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave. Elezi ka arritur që të marrë vetëm 2532 vota, duke mos fituar në asnjë degë, as në Kukës, të cilën e ka drejtuar vetë më herët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet