Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €

Afro 650 milionë euro pritet të fitojë buxheti i shtetit nga lufta ndaj evazionit, eliminimi i përjashtimeve tatimore që nuk kanë dhënë rezultat, goditja e informalitetit në tregun e punës dhe të nëndeklarimit të pagave, ulja e kontrabandës e deri tek kufizimi i pagesave në para në dorë.

Këto janë hapat e parashikuara në strategjinë Afatmesme të të ardhurave 2024-2027, e hartuar në vjeshtën e vitit të shkuar nga Ministria e Financave, tashmë hyrë në fuqi. Strategjia është e ndërtuar bazuar në 3 shtylla kryesore: Rishikimi i politikës tatimore, Mirëadministrimi tatimor dhe Mirëadministrimi doganor.

“Qëllimi i përgjithshëm është mobilizimi i të ardhurave përmes politikave të qëndrueshme fiskale dhe reformave administrative tatimore e doganore, duke thjeshtuar procedurat, kostot e pajtimit, luftën ndaj shmangieve dhe evazionit tatimor, me qëllim krijimin e hapësirave fiskale për më shumë investime dhe zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në strategji.

Ministria e Financave synon të rishikojë të gjitha përjashtimet tatimore, që nga ato të konsumit, tek taksat direkte e deri tek taksa e pasurisë së paluajtshme. Ministria po bën një analizim të të gjitha normave të reduktuara tatimore për sektorë të ndryshëm për të parë efektin që kanë pasur, nëse kanë dhënë efekt pozitiv apo jo.

Ndërsa tek shtylla e dytë, fokusi do të jetë tek goditja e informalitetit në tregun e punës, me fokus kryesor tek nëndeklarimi i pagave. Në ‘lupën’ e kontrolleve nga tatimet por edhe nga Inspektoriati i punës do të jenë të gjithë ato biznese që deklarojnë paga më të ulta sesa mesatarja e vendit, si ndërtimi, tregtia, bare-restorante apo turizmi. Aksion ka nisur që këtë vit kundër nëndeklarimit të pagave.

Po ashtu do të ketë kontrolle për të punësuarit me turne, orët e punës, sa ditë në javë punohet si dhe deklarimi i saktë i profesionit të punonjësit nga ana e biznesit. Po në këtë shtyllë synohet edhe kufizimi i pagesave me para në dorë, kontrolli i pasurive të pajustifikuara si dhe bazimi i kontrolleve kryesisht në teknologji.

Ndërsa shtylla e tretë ajo e doganave, fokusohet kryesisht në luftën ndaj kontrabandës, informalitetit, korrupsionit e importit të mallrave të falsifikuara si dhe do të investohet më shumë në sisteme të IT.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajduti: 15/01/2025 20:58

    Mbusheni buxhetin plot qe ta vidhni mire e mire

    Përgjigju
    • Ari: 15/01/2025 21:28

      :'(

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën