/ATSH/- Nga sot nis zbatimin sistemi i patentës me pikë, i cila do të bazohet në një mënyrë të re vlerësimi të shkeljeve që kryejnë drejtuesit e automjeteve përmes heqjes së pikëve për çdo kundravajtje.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron se pikët e patentës në total janë 20. Ndërsa sistemi i pikëve përcakton 61 shkelje të cilat në fakt janë masat që merren kur rrezikon pezullimin e patentës, me heqjen nga 3 deri në 15 pikë për çdo kundravajtje.
Kështu në rastet e tejkalimit të shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, drejtuesi i mjetit ndëshkohet me heqjen e 8 pikëve nga patenta. Nëse është përsëritës i kësaj shkeljeje, ndëshkimi i parashikuar është minus 10 pikë. Për rastet kur nuk respektohet sinjalizimi i semaforit apo i policit të trafikut, drejtuesi ndëshkohet gjithashtu me 10 pikë dhe po me 10 pikë edhe në rastet kur drejton makinën në gjendje të dehur. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t'i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik. Sistemi i pikeve nuk parashikon qe drejtuesit e mjeteve te marrin nje leje te re.
Si funksionon patenta me pikë
Çdo qytetari që sapo fiton të drejtën për leje drejtimi, i jepen një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë.
Ulja e pikëve :
Në rast të shkeljeve të normave të sjelljes pëson zbritje të pikëve në bazë të tabelës së pikëve të përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve (pranë DPSHTRR) bëhet vetëm në rastet kur është e formës së prerë si vendim. Organi i cili heq pikët në lejen e drejtimit (Policia rrugore) duhet të ketë njoftuar qytetarin dhe të jenë mbyllur të gjitha fazat e ankimimit të qytetarit dhe të jetë marrë një vendim i formës së prerë.
Ulja e pikëve pasqyrohet në regjistrin kombëtar në rrugë telematike (në mënyrë elektronike, pra duhet regjistri elektronik). Nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm ne momentin kur nuk është marre vendim për pezullimin e lejes se drejtimit. Ne rastet kur drejtuesi i mjetit humbet të paktën 3 herë (data e shkeljes merret si referencë) brenda një viti ku ka si penalitet më shumë se 5 pikë në çdo shkelje, atëherë ky drejtues mjeti duhet ti nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve që kanë 0 pikë në lejen e tyre.
/Shqiptarja.com