Ka  mbërritur  prej dy javësh në vendin  tonë por  nuk ka një vend ku të strehohet e sot ai gjendet i rehabilituar në një qendër ditore sociale në Tiranë.
 
Angazhimi i bashkisë së kryeqytetit për të strehuar  të pastrehët në ambiente të sigurta për shkak të temperaturave të ulëta, ka përfshirë edhe këtë shtetas amerikan.
 
31-vjecari  Trevor James,  nga Oregon i SHBA,  pas një turi  në  disa vende të Europës, nga Serbia, Mali i Zi  dhe Kroacia,  prej dy javësh  bashkë me kitarën e tij bënte muzikë në rrugët e kryeqytetit shqiptar.
 
Tashmë ai është akomoduar në qendrën  sociale ditore të qëndrojmë së bashku.
 
Drejtoresha e këtij institucioni, Mimoza Agalliu na rrëfen se si ky  shtetas amerikan ka mbërritur në dyert e këtij institucioni  ndërsa thotë se po merren masa për t'iu drejtuar ambasadës së SHBA për këtë shtetas amerikan.
 
"Ai ishte shumë i lodhur dhe shumë i hutuar, por u socializua dhe i ndje si në familje. Pretendonte se kishte shëtitur disa vende të Ballkanit dhe kishte përfunduar këtu 2 javë më parë.
 
Përmendte një kitare, që i duheshe për tu bashkuar me grupin. Do të njoftojmë Ambasadën Amerikane në Tiranë
" tha ajo.
 
Për shaka të temperaturave të ulëta dhe gjendjes së emergjencës vetëm në këtë qendër janë  rehabilituar mbi 30 persona të cilët ushqehen u sigurohet veshmbathje dhe fjetje.
 
"Jemi në gatishmëri për të pritur të gjithë njerëzit e pastrehë. Kemi tre ditë që i trajtojmë, kanë ardhur 31 persona".
 
Situata emergjente  pritet të vijojë edhe  disa ditë.


[gallery]20464[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com