Një 50 vjeçar, është arrestuar nga policia, në qytetin e Durrësit, me qëllim ekstradimin në Itali, pasi është dënuar në këtë shtet me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.
Në bashkëpunim edhe me policisë italiane, policia ka finalizuar operacionit policor “Operacionalja 24”, ku në pranga ka rënë Dashamir Gjepali, 50 vjeç, i lindur në Shijak.
‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm’, njoftoi sot policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.