I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari

I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim si i dënuar nga gjykata për ‘mashtrim kompjuterik’.

Policia ka vënë në pranga Xh.K, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik".  

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Kombinat, u kap shtetasi Xh. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini

U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini