I dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos, Report Tv siguron videon e arrestimit të Ilir Selmanit...lëvizte në qytet i armatosur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ilir Selmanit të dyshuarit kryesor si bashkëpunëtor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Burime zyrtare bëjnë me dije se Selmani lëvizte i armatosur dhe në momentin e arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Report Tv ka siguruar videon e arrestimit të Selmanit, në këtë ditë kur vendi është në kohë pandemie. Arrestimi i tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve në rrugën “Xhanfize Keko” të cilët e kanë parë operacionin nga dritaret e ballkonit. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Gjurmimi", për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.  Finalizimi i operacionit, pas një pune disajavore, me metoda speciale të hetimit.  Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit S. M., ndodhur në gusht të vitit 2019.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, gjatë mesditës së sotme kanë finalizuar operacionin të koduar "Gjurmimi", në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën "Endri Keko", u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Ilir Selmani, 35 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Ky shtetas është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar", njoftojnë uniformat blu. 

Pistoleta dhe fishekët e sekuestruar nga policia Ilir Selmanit


Lajmi kryesor:

Mblodhi bishtat e cigareve...Arrestohet bashkëpunëtori i klanit Duka, i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Momenti i arrestimit (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë la qelinë në fillim të marsit! Edhe në Apel prokurori hoqi dorë nga ankimimi

‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë la qelinë në fillim të marsit! Edhe në Apel prokurori hoqi dorë nga ankimimi