I riu nga Skrapari është vetëdorëzuar dy ditë më parë në Policinë e Tiranës, ndërkohë që brenda këtyre orëve Gjykata e Thesprotisë në Greqi ka dërguar me urgjencë masën e shpallur në mungesë.
Për këtë arsye, gjyqtarja Manjola Xhaxho dha arrest me burg për vrasje në rrethana cilësuese, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe prodhim pa leje të armëve sportive.
Terpollari përmendet nga dy të arrestuarit në Greqi, Emiliano Nana dhe Pajtim Jaupi se më 9 maj vrau e mandej i preu kokën kushëririt të tij për 20 mijë euro.
Krenar Terpollari dyshohet ta ketë marrë kokën e viktimës për ta sjellë në Shqipëri si provë se porosinë e kishte kryer. Ka dyshime se krimi makabër ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)