Një i ri shqiptar që jeton në Gjermani mbajti fjalën e tij gjatë protestës para Kryeministrisë, ku kritikoi mënyrën e reagimit të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve sot para Kuvendit.
“Sot u zgjova në orën 10, në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh, policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda ztrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar. Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe spe i kërkon mes nesh. Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahir etj. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte s’do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë, kush të dojë le të bashkohet”, deklaroi aktivisti.
Lajmi kryesor:
Tone kërcënuese në protestë, organizatori Kola: Nga sot nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet e popullit! Turma para Kryeministrisë shtyn dhe lag me ujë një grua










