ILDKPKI propozon një vit burg për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi të mërkurën rreth raportit vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), për vitin 2014.
Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj, gjatë prezantimit të veprimtarisë së institucionit që ai drejton tha se prej dhjetë vitesh nuk dënohet asnjë zyrtar që kapet me shkelje në deklarimin e pasurisë, duke i propozuar Kuvendit heqjen e ndëshkimit me gjobë dhe aplikimin e dënimit me një vit burg.
Sipas Kryeinspektorit, zyrtarët duhet të kontrolloheshin në çdo dy vjet, por kjo nuk kishte ndodhur. Me hedhjen e shortit, tha ai, minimalisht të gjithë zyrtarët një herë në 7 vjet duhet të kontrollohen. Për herë të parë janë bërë kallëzime për dyshime për pastrim parash. Nuk ka mbetur strukturë e shtetit pa gjetur zyrtarë me shkelje. Kemi bërë 116 kallëzime penale, krahasuar me 6-7 kallëzime në vit që janë bërë më parë", tha Ganaj.
Kreu i ILDKPKI-së theksoi se vetëm gjatë vitit 2014 janë gjetur në shkelje të ligjit rreth 600 zyrtarë.
Raportimi i Kryeinspektorit u shoqërua me pyetje dhe diskutime nga ana e anëtarëve të komisionit, të cilët u interesuan për masat e marra nga institucioni në rastet e konstatimit të shkeljes së ligjit nga ana e nëpunësve të administratës./

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira